Liderët e LEN-it në takime zyrtare në ShBA

    Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, bashkë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, në Uashington janë takuar me senatoren Joni Ernst – bashkëkryetare e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit Amerikan dhe Kryetare e Komitetit të Republikanëve për Politikë në Senat.

    Siç thuhet në komunikatën e LEN-it, në këtë takim u shpreh qëndrimi i qartë se shqiptarët mbeten të vendosur për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, si opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet në rajon.

    “Temë kryesore e diskutimit ishte përshpejtimi dhe finalizimi i integrimit të vendit në BE dhe ndikimet gjeopolitike në rajon. Në këtë periudhë, kur vazhdon tentativa e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, nuk duhet lënë hapësirë që kjo të krijojë zona krize në Ballkan, sepse ajo u shërben interesave ruso-serbe, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Liderët e Lidhjes siguruan senatoren Ernst se ky koalicion do të jetë faktori më serioz dhe i vetëm i cili do ta mundësojë integrimin e vendit në BE, me çka do të ndryshohet status quoja e instaluar në njëzet vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e LEN-it.

    Ditëve në vijim vazhdojnë edhe takimet e tjera të liderëve të Lidhjes me zyrtarë të lartë në Uashington.

    Lajmi Paraprak

    Ministri Shaqiri nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Administrative për gjimnazin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Maqedonisë së Veriut do t’i kushtojnë zgjedhjet e dyfishta 12 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë