Nëse Ligji për amnisti i përpiluar nga Ministri Krenar Lloga, kalon në Kuvend, Haki Aziri dhe Fejzi Aziri, të dy të dënuar për ndihmë në lëndën “Monstra”, një rast i trajtuar në opinion si i montuar, mund të amnistohen. Këtë për TV21 e konfirmoi edhe avokati i të dënuarve Naser Raufi.
Amnistimi i tyre mund të bëhet për shkak se vepra që rëndon mbi ta është vetëm për “ndihmë” për rastin në fjalë, ndërsa nga ana tjetër dy të dënuarit tashmë e kanë kryer dy të tretën e dënimit.
Haki e Fejzi Aziri janë të dënuar me 9 dhe 15 vjet burg për ndihmë pas vrasjen e 4 djemve dhe një personi tjetër te liqeni i Smilkovës në periferi të Shkupit. /Nistori/
Ndarja e VLEN? / Taravari iu shmang pyetjes lidhur me largimin e tij nga koalicioni
Pas informatave që nxori Alsat në lidhje me përplasjen e kreut të ASh-së, me krerët tjerë të koalicionit…