NUK MUND TË HYJ NË MAQEDONI ME TARGA BULLGARE – Qindra qytetarë u kthyen nga kufiri

    Foto ilustruese

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët ngasin vetura me targa të huaja, nëse duan të hyjnë me to në vend do të duhet të heqin dorë nga vendbanimi në Maqedoni ose t’i lënë ato dhe të kalojnë kufirin në këmbë. Kjo është përvoja e qindra qytetarëve të Maqedonisë që tentuan të hyjnë në vend me vetura me targa bullgare në tri pikat kufitare në kufirin bullgaro-maqedonas, njoftoi sot MKD.mk., përcjell Nistori.

    Disa qytetarë janë ankuar se, janë përballur me këtë problem në kufi, por nuk kanë marrë shpjegim se pse nuk kanë mundur të hyjnë me veturë.

    “Po kthehesha nga Bullgaria dhe u trondita kur në kufirin e Maqedonisë më thanë se nuk mund të hyjë me makinë me targa bullgare. Më thanë “mund të kalosh në këmbë dhe ta lësh makinën në Bullgari”. U ktheva në Bullgari dhe e lashë. Duhet të shoh pse është kështu, që të mund t’i kthehem,” tha një banor i Shkupit për përvojën e tij në pikën kufitare Deve Bair.

    Ndryshe nga ai, një tjetër bashkëqytetar i ynë, edhe para se të largohej nga vendi në kufi, është paralajmëruar që të mos largohet me veturë nga Maqedonia, sepse pas kësaj nuk do të lejohet të kthehet me të.

    Sipas dëshmive të bashkëqytetarëve tanë, vetëm të premten në Deve Bair janë kthyer qindra qytetarë të Maqedonisë me vetura me targa bullgare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    GJUHA SHQIPE NË UNIFORMAT E POLICISË – Spasovski thotë se gjykata e ka fjalën e fundit

    Lajmi i rradhës

    A mund të jetë Maqedonia imune nga rritja e vazhdueshme e çmimeve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë