Linde: Jam e zhgënjyer që ende nuk kanë filluar negociatat ndërmjet BE-së dhe RMV-së

    Maqedonia e Veriut i përmbushi kushtet e nevojshme dhe bisedimet duhet të fillojnë menjëherë. Si përfaqësuese e Qeverisë suedeze fuqishëm besoj se bisedimet me Maqedoninë e Veriut duhej të kishin filluar menjëherë dhe BE-ja tashmë solli vendim njëzëri për këtë në mars të vitit 2020, deklaroi sot në Shkup ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, An Linde, në konferencën e përbashkët për media me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, përcjell Nistori.

    “Unë jam e zhgënjyer që ende nuk kanë filluar negociatat. RMV i plotësoi kushtet e nevojshme dhe negociatat duhet të fillojnë menjëherë. Unë theksoj në takimet me ministrat për punë të jashtë në BE se Bullgaria nuk duhet të bllokojë këtë çështje dhe se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë parakusht për fillim të negociatave me RMV”, deklaroi An Linde.

    Jozyrtarisht në takimin e sotëm të Këshillit për punë të përgjithshme është biseduar në ton të lartë, pasi që Bullgaria e ka treguar qëndrimin e saj se nuk është e gatshme që të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE. Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani thotë se vendimi për Maqedoninë mbetet test për kredibilitetin e BE.

    “Informacionet se janë të zëshëm qëndrimet e 26 vendeve anëtare që vlerësojnë se është e paarsyeshme, se Republika e Maqedonisë moti ka përmbushur kushtet dhe me të vërtetë është koha që BE t’i dërgojë porosi rajonit, posaçërisht RMV, dosja e së cilës u bë test për kredibilitetin e këtij procesi”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Emigrantët nga India rrezikojnë shpërndarjen e variantit indian të Covid-19 në Maqedoninë e Veriut (Foto/Video)

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia sërish ngec në Bruksel, Bullgaria bllokon edhe Shqipërinë në rrugën europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë