Edhe krahas toneve inkurajuese dhe tentimeve të bindet Bullgaria të heq veton për Maqedoninë e Veriut, Shkupi dhe Tirana përsëri mbeten para dyerve të BE-së dhe pa mundësinë të fillojnë negociatat, për të cilat i kanë plotësuar kushtet.
Edhe pse autoritetet e BE-së, , përcjellë Nistori, pas takimit të Këshillit të Punëve të Përgjithshme nuk potencuan, vendimin pozitiv e ka penguar vetoja bullgare për Shkupin. Vendimi erdhi pas takimit në Luksemburg të ministrave të jashtëm dhe ministrave për Europën të vendeve anëtare.
“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk ishte e mundur të arrihet marrëveshje për të negociuar për kornizën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me këto dy vende kandidate. Gjithsesi, Presidenca e ardhshme sllovene do të vazhdojë me përpjekjet me shpresën se do të arrijmë një konkluzion pozitiv së shpejti, mbi bazën e propozimit të Presidencës portugeze, që është në tavolinë”, deklaroi Paula Zakarias – sekretare shtetërore për çështje europiane e Portugalisë.
Bullgaria konfirmoi, nëpërmjet një komunikate nga Ministria e Punëve të Jashtme, se përfaqësuesi i saj në Samitin e Këshillit të BE-së, zv.ministri i Jashtëm bullgar Rumen Aleksandrov ka bërë të ditura qëndrimet e palëkundura të Sofjes.
Sekretarja portugeze u pyet nëse BE bisedon për pasojat e këtij vendimi, por ajo u përmbajt dhe nuk komentoi këtë çështje./Nistori/