LISTA E ZEZË E ShBA | Ahmeti dikur: Nuk kam çfarë u bëj, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në këto lista (Video)

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zyrtarë të partisë, më 23 janar të këtij viti, gjatë takimeve me qytetarë dhe aktivistë partiak të Tetovës, foli edhe për listën e zezë të ShBA-së. Kur u pyet nëse do të ketë në listën e zezë të ShBA-së funksionarë të BDI-së, Ahmeti vlerësoi faktin edhe nëse ka, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista, shkruan Nistori.

    “Mendoj që janë ca legjenda që thurren, listat e zeza të funksionarëve. Tash për tash nuk ka asnjë informacion zyrtar. Këtu kanë qenë përfaqësues të lartë të ShBA-së. Janë interesuar mbi proceset në vend, sidomos për korrupsionin, për krimin, për sundimin e ligjit. Kanë qëndruar disa ditë dhe janë kthyer. Mirëpo këtu, si Europa, si Amerika kanë përfaqësitë e veta, kanë vëzhguesit e vet dhe unë nuk kam ndonjë informacion për hartim të listave të zeza. Nëse ka lista të zeza dhe ky vlerësim është bërë nga Departamenti i Shtetit, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista. Nuk kam çfarë u bëj unë” – deklaroi Ahmeti. (23 janar, 2023)

    Ndryshe, dje Shtetet e Bashkuara qortuan rreptë funksionarin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherit të parin e komunës së Strugës, Ramiz Merko. Departamenti amerikan njoftoi se Ramiz Merko është futur në listën e personave të padëshiruar me çka i ndalohet atij dhe familjes së tij hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion dhe ndërhyrje në procese gjyqësore.

    Nga ana tjetër, edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, tha se populli i Maqedonisë së Veriut meriton integritet nga zyrtarët e tij publik dhe një sistem që do t’i mbajë politikanët përgjegjës. Sipas Aggeler, Ramiz Merko është i pari për këtë vit, por pritet të ketë më shumë. Korrupsioni ka pasoja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Paolo Crepet: Prindërit duhet të mos sillen si shokë të fëmijëve të tyre

    Lajmi i rradhës

    FNA i kërkon Ministrisë së Arsimit që të anulojë konkursin për rektor në Universitetin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë