Lloga: BE është vendi ku duan të na shohin ShBA-të

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot ka takuar Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ku u konstatua se integrimet evropiane janë vendimtare për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe kanë rëndësi gjeostrategjike për stabilitetin e rajonit dhe Evropës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    “Integrimet evropiane janë vendimtare për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe kanë rëndësi gjeostrategjike për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.

    Mendimi i përbashkët është se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE do të thotë prosperitet për qytetarët e vendit, me ndikim në prosperitetin afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    Mbështetje e fuqishme e SHBA-së për përparimin e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e MD-së.

    Është vlerësuar, shtojnë nga atje, se çdo rezultat tjetër nga mundësisë për të vazhduar rrugën evropiane nuk është me interes shtetëror dhe strategjik. Prandaj, është konstatim i përbashkët që vendimi i ardhshëm në Kuvend të jetë në të mirën e vendit, në drejtim të integrimit, jo të izolimit.

    Lajmi Paraprak

    Escobari takon politikanët e RMV: ShBA i shikon si partnerë natyrorë ata që luftojnë korrupsionin

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: BE-ja është alternativa jonë e vetme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë