Escobari takon politikanët e RMV: ShBA i shikon si partnerë natyrorë ata që luftojnë korrupsionin

    Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar sot e vazhdon vizitën në vend me takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe liderin e VMRO- DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski. Pas takimit mes Kovaçevskit dhe Eskobarit, paradite në Qeveri ata do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

    Eskobari po qëndron për vizitë dyditore në vend dhe kjo vijon pas fillimit të procedurës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat. me Bashkimin Evropian. Takimi i parë i Eskobarit ka qenë dje me presidentin Stevo Pendarovski dhe në të, siç informoi kabineti presidencial është shprehur pritshmëria e Uashingtonit zyrtar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

    Në takim u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit dhe u bisedua për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrë vendi ynë me qëllim të avancimit në procesin integrues të BE-së, kumtoi kabineti i presidentit.

    Në prag të vizitës së Eskobarit, kryeministri Kovaçevski dje paralajmëroi se ai dhe zyrtari amerikan do të diskutojnë për çështje nacionale, bilaterale dhe rajonale me interes për Maqedoninë e Veriut. Ai porositi se ndryshimet kushtetuese janë vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit e që është para deputetëve dhe që nuk prek në asnjë çështje identitare të popullit maqedonas.

    “Ndryshimet kushtetuese ashtu siç janë propozuar në Kuvend për të cilën filloi procesi në Kuvend me miratimin e rendit të ditës dhe prezantimin e qëndrimeve të partive politike, të gjithë u bindët se nuk shkaktuan turbulenca apo komente negative nga kushdo në shtet. Ato u konsultuan edhe me ekspertë dhe sektorin joqeveritar dhe partitë politike dhe e përpiluar nga grupi i ekspertëve-politik – grupit të punës i formuar nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë kryeministri.

    Është e rëndësishme që kushdo që vjen në vendin tonë, tha nga ana tjetër lideri opozitar Hristijan Mickoski pavarësisht se nga vjen, të ketë qëllime të mira. 

    “Është e rëndësishme që kushdo që vjen në vendin tonë, pavarësisht se nga vjen, të ketë qëllime të mira. Kur flas për qëllime të mira, e kam fjalën për argumentet që presim të dëgjojmë, ndërsa presim që edhe pala tjetër të dëgjojë argumentet tona. Ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duhet të dinë të gjithë është se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së e ka humbur kredibilitetin dhe është pengesa e vetme për integrimin e Maqedonisë në BE. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, aq më shpejt gjërat do të ecin përpara. Zgjedhjet e shpejta parlamentare janë e vetmja zgjidhje nëse duam të ecim përpara. Çdo gjë tjetër është sjellje në vendnumëro”, tha Mickoski.

    Sipas tij, është i mundur takimi i liderëve, por ku do të bisedohet vetëm për datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe dinamikën e ndryshimeve ligjore në pjesën e qeverisë teknike. “Jemi të gatshëm për zgjedhje të shpejta parlamentare pa qeveri teknike. Tani vetëm kjo është në tryezë”, deklaroi lideri i VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

    Ai potencoi se secili që dëshiron të bisedojë për këtë çështje është i mirëseardhur. Shtoi se gjithçka tjetër që po ndodh në këtë moment e vlerëson si torturë dhe presion, që po ndodh edhe në opinion dhe VMRO-DPMNE do t’i kundërshtohet kësaj.

    Qëndrimin e tij të shprehur më herët “se ka tentime nga Evropa dhe bota për ta thyer VMRO-DPMNE-në që deputetët e tyre të votojnë për ndryshimet kushtetuese”, dje e komentoi Kovaçevski i cili thotë se kjo i kujton 11 vitet e mëparshme të ish njeriut të parë të kësaj partie opozitare.

    Plasimi i tezave se ka një komplot botëror, thekson kryeministri, në asnjë rast nuk shkon në favor të qytetarëve as të shtetit, përveç karrierës politike të atij që e thotë këtë.

    Krahas të gjitha histerive dhe akuzat e rrejshme se do të ketë bullgarizim, asimilim, humbje të gjuhës dhe identitetit…, thekson Kovaçevski, ne filluam negociatat me BE-në me një gjuhë maqedonase të mbrojtur, gjuhë dhe identitet maqedonas të njohur përmes rezolutave të Bundestagut gjerman.

    “Ajo çfarë vijon në Kongresin amerikan përmes deklaratave të të gjithë drejtuesve më të lartë nga Evropa këtu në Parlamentin tonë për kuptimin e kulturës, historisë, identitetit maqedonas etj. Prandaj mendoj se një vend që ka një partneritet strategjik me SHBA-në si asnjë vend tjetër në këtë rajon, që është vend anëtar i NATO-s, plasimi i tezave se ka një komplot botëror në asnjë rast nuk është në të mirë të qytetarëve dhe vendit, përveç karrierës politike të atij që e thotë këtë”, thotë kryeministri Kovaçevski.

    Nga Departamenti i shtetit shpresojnë për diskutime produktive dhe bashkëpunuese me liderët e qeverisë gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.

    “Eskobar udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s. Ai shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me krerët e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, deklaruan nga Departamenti i shtetit.

    SHBA-ja i sheh si partnerë natyrorë ata që janë të përkushtuar në integrimin evropian të NATO-s dhe në luftën kundër korrupsionit, porositi zëvendës-ndihmësi sekretari shtetëror i SHBA-së dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski në Qeveri.

    I pyetur se çfarë porosie ka për liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, Eskobar tha se nuk do të eksponojë askend në torturë këtu, por se pret këmbim të hapur të pikëpamjeve dhe se do të ketë diçka më tepër për të thënë për opinionin pas mbledhjes.

    “Nuk do të eksponoj askend në torturë këtu. Dëshiroj qartë të potencoj se SHBA-ja nuk zgjedh qeveri për vendet e NATO-s, por i parashtrojmë pritjet dhe puna e vetme për të cilën do të flas është ta jap porosinë e njëjtë që ua japim të gjithëve në rajon, se SHBA-ja i shikon si partnerë natyrorë ata që janë të përkushtuar në integrimin evropian, në NATO dhe në luftën kundër korrupsionit. Dëshiroj kjo të jetë porosi e qartë”, deklaroi Eskobar, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

    Lajmi Paraprak

    A i mbron Maqedonia qytetarët e saj nëse ata i përkasin etnisë shqiptare?

    Lajmi i rradhës

    Lloga: BE është vendi ku duan të na shohin ShBA-të

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë