Kasami: Për ne si pushtet lokal, sfida më e madhe është ngritja e kapaciteteve profesionale në strukturën e brendshme administrative

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mori pjesë në konferencën e IV të radhës që u organizua në UEJL me temë: “Aspektet bashkëkohore të doktrinës juridike, perspektivat dhe sfidat e interpretimit”, përcjell Nistori.

    “Në prezantimin e katër sesioneve u diskutuan dhe prezantuan tema nga më të ndryshmet si qeverisja digjitale në shekullin 21, aspektet krahasuese të politikave të migracionit, aspektet ligjore dhe interpretimi i doktrinës juridike. Për ne si pushtet lokal, sfidat më të mëdha paraqiten te mënyra e interpretimit profesional dhe nevoja e domosdoshme e ngritjes së kapaciteteve profesionale në strukturën e brendshme administrative e cila është pjesë shumë e rëndësishme rreth zbatimit praktik të normës juridike dhe funksionimit juridik të adminisratës.”, deklaroi Kasami.

    Ndryshe, mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ku theksoi se reformat në sistemin gjyqësor nuk guxojnë dhe nuk mund të mbeten vetëm në letër. Ligjet e miratuara duhet të zbatohen, ndërsa reformat duhet të mundësojnë ndryshim të praktikave dhe shprehive (në veçanti të shprehive të gabuara) si dhe të paragjykimeve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lloga: Ndryshimet kushtetuese do të na e hapin rrugën drejt BE-së

    Lajmi i rradhës

    Edhe pse premtoi, ministri Shaqiri tani hesht për shërbimet digjitale në arsim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë