Lloga: Sistemi gjyqësor me standarde të dyfishta

    Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i cilëson si kontradiktore vendimit e Këshillit të Prokurorëve dhe Këshillit Gjyqësor lidhur me procedurat për prokuroren Lençe Ristoska dhe kryetaren e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva. Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Lloga thotë se me shqetësim të madh po ndiqen zhvillimet dhe se situata e tillë nuk do të kontribuojë për rritjen e besimit në sistemin Gjyqësor. Lloga tha se përmes dy letrave të ndara ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor të ndërmarrë masa për mosvjetërsimin e lëndëve. Për fat të keq nuk është ndërmarrë asgjë nga ana e tyre dhe mbërritëm në një situatë, në të cilën jo vetëm nga opinioni, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare të kemi reagime të fuqishme. Ai thotë se përgjegjësi duhet të ketë.

    “Këto ngjarje nuk janë në rrethana normale. Unë se bashku me kabinetin i kemi shqyrtuar këto zhvillimet dhe kemi diskutuar se si është e mundur që për të gjitha organet kryesore të sistemit të Jurisprudencës të ketë standarde të dyfishta. Në njërin rast të jepet mundësi pa debat, pa arsye dhe pa procedurë disiplinore të ketë shkarkim, ndërsa në pjesën tjetër vetëm për një deklaratë e cila gjithashtu duhet të dëshmohet është ose jo ashtu, të kërkohet në afat urgjent të ketë përgjegjësi disiplinore”, deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Luizi fitoi! Po mirë, çfarë fituam ne?

    Lajmi i rradhës

    Këshilli Gjyqësor, për pesë muaj u ndërruan tre drejtues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë