Luizi fitoi! Po mirë, çfarë fituam ne?

    Belkis Latifi

    Shpeshë herë më ka rastisur të dëgjoj, shikoj e përballem me shumë të rinj, biseda si dhe preokupimi i të cilëve sillej kryekëput rreth BBV! Kishim prej tyre që mezi prisnin të vijë orari i emetimit dhe me ëndje e zell të madh uleshin përpara ekraneve televizive për t’a përcjellur atë! Kishim prej tyre që në dhomën e gjumit, shtriheshin me energji dhe entuziasëm më të theksuar, për faktin se ditën e nesërme do t’a shikojnë BBV! Kjo i’u jipte frymëzim, gjallëri, forcë e jetë. 

    Shikueshmëria e këtij emisioni tejkaloi çdo parashikim të mundshëm! Fëmijë, burra, gra e pleq, që të gjithë duke e përcjellur me vëmendje të paparë. Ndjenjat dhe emocionet e tyre shpeshë lidheshin me ndodhitë dhe ngjarjet e BBV. Koha që kalonin duke e përcjellur atë, përbënte momente të bukura, momente satisfaksioni, momente lumturie! 

    Por, pse dhe nga i gjithë ky interesim për një emision të tillë?!

    Do thosha unë, përpos shumë elementeve të tjera, mbi të gjitha, faktori kyç e bazë, është mungesa e vizionit për jetë! Mungesa e një ideali dhe objektivi për t’a jetësuar. Mungesa e një programi të jetës. Kur njeriu nuk zgjohet në mëngjes me shpresë, energji dhe entuziasëm për t’a jetësuar e realizuar një vizion të tij, një qëllim, një ëndër etj., kaplohet dhe ballafaqohet në kontinuitet me stres, madje dhe përfundon lehtësisht edhe në barna antidepresiv. 

    BBV ishte një preokupim në mendjet e atyre që e ndoqën në vazhdimësi. Secili, kishte në mendje një plan, atë të organizimit të kohës së tij për t’a ndjekur e përcjellur BBV e për të jetuar së bashku me personazhët e emisionit në fjalë. Kjo, sado pak, i largonte nga realiteti i hidhur i jetës së tyre. Kjo i bënte që në vazhdimësi të jenë të preokupuar si dhe i’u shërbente si tentativë dhe përpjekje për të larguar rutinën e monotoninë që ka kapluar jetën e tyre! 

    Mirë. Kaloi dhe kjo. BBV përfundoi, e Luizi yt i preferuar, fitoi. Tani, me se do të jetë e preokupuar mendja yte?! Më thuaj, si do t’i kalosh ditët tua? Si do t’a thyesh e heqësh ankthin, stresin, depresionin, monotoninë e rutinën e jetës tënde?!

    Që kur ka vendosur të merr pjesë, objektivi i personazhit fitues ka qenë që të fitojë vendin e parë, e me të i’u shtua fama, pasuria, shoqëria etj! Por, pas këtyre 133 ditëve ndjekje, cili është rezultati ynë?! E shtuam dijen, shoqërinë, pasurinë, famën apo çfarë? Neve, përpos humbjes së më të shtrenjtës, kohës, duke qëndruar me qindëra e mijëra orë përpara ekraneve, nuk bëmë asnjë lloj progresi në jetë!

    Fatkeqësisht, nuk përbën problem humbja e madhe e gjithë kësaj kohe poqese neve reflektojmë dhe tentojmë të përmirësohemi, avansohemi e prosperojmë, por, problemi i vërtetë është kur me të njejtin ritëm do të humbasim edhe me qindëra e mijëra ditë të tjera!!!

    Personazhi e aktori fitues në fjalë, kishte një synim, së cilin e realizoi. E përmbushi veten! Por, me se dhe çfarë e përmbushim veten ne?! 

    Ai krenohet me mundin, sakrificën dhe sfidat e tij që tejkaloi, por me se mund të krenohemi ne? 

    Peripecitë e tij për periudhën e 133 ditëve, u kurorëzuan me fitore, por me çfarë mund t’i kurorizojmë ne 133 ditët e kaluara, mbase dhe, edhe 133 ditët e ardhshme?!

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Parkimi në rrugë të Hagës do të kushtojë 50 euro

    Lajmi i rradhës

    Lloga: Sistemi gjyqësor me standarde të dyfishta

    Lajme tjera

    “Tregimet e burgut”

    Enis SulstarovaE botuar në revista “Shenja”, shkurt 2022 Jetë burguAleksandër Solzhenicini, autori i “Arkipelagut Gulag”, shkruan se Varlam…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë