LSDM akuzon VMRO-në se ka angazhuar kompaninë private izraelite për zbulim “Black Cube”

    LSDM akuzon VMRO-në se ka angazhuar kompaninë private izraelite për zbulim “Black Cube”, përmes së cilës siç thonë socialdemokratët, fabrikojnë afera të falsifikuara kundër LSDM-së. Ekip i kësaj agjencie, së fundmi kanë qëndruar në Shkup në një hotel ekskluziv dhe kanë mbajtur takim me njerëz të VMRO-së, thonë nga LSDM.

    “Kompania është e njohur për metodat e saja të kontestuara dhe bashkëpunim me regjimet autoritare. Mickoski dhe grupi i tij kanë angazhuar këtë kompani që të ndjekë funksionarët e LSDM-së, veçanërisht kryetarit Venko Filipçe. Në mbledhje ka qenë prezent dhe një biznesmen shumë i afërt me VMRO-në, i cili duhet të financojë angazhimin e kësaj kompanie private izraelite. Qëllimi është i qartë, të ndiqet opozita, të mblidhen informacione dhe të fabrikohen afera që të diskreditohet LSDM”, thanë nga LSDM.

    – Kompania e njohur për bashkëpunim me regjimet autoritare
    – Mickoski ka angazhuar kompaninë që të ndjekë funksionarët e LSDM-së
    – Qëllimi, të diskreditohet LSDM.

    Akuzat e tilla i hodhi poshtë menjëherë VMRO DPMNE-ja. Për partinë e Mickoskit bëhet fjalë për gënjeshtra të LSDM-së duke i bërë thirrje socialdemokratëve që të zgjohen nga gjumi dhe të mos jetojnë në botë të iluzioneve.

    “LSD dhe Filipçe jetojnë në botën e gënjeshtrave, konstruksione dhe huti politike. LSD dhe Filipçe funksionojnë në realitetin e tyre, botën paralele ku humbjet i paraqesin si fitore e faktet i ndërrojnë me konstruksione. Në botën e tyre të iluzioneve, ata paraqiten si të suksesshëm, edhe pse mbështetja e tyre është reduktuar në minimum. Ka ardhur koha që LSD dhe Filipçe të zgjodhën nga kjo fantazi politike dhe më në të fund të përballen me realitetin”, theksoi Brane Petrushevski – VMRO-DPMNE.

    Dy partitë së fundmi nuk kanë ndaluar akuzuari njëra tjetrën veçanërisht për angazhim të agjencive të huaja për udhëheqjen e PR-it partiak. Si nga VMRO ashtu edhe nga LSDM, thonë se strategjinë për paraqitje mediatike e kanë marrë nga modelet e Serbisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Samiti i Diasporës, një skenë pa aktorë

    Lajmi i rradhës

    Borxhet po e “mbysin” Haraçinën: mbi 2 milionë euro dhe dhjetëra përmbarues aktivë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë