LSDM-ja kërkon miratimin e ndryshimeve kushtetuese | VMRO: S’ka shumicë, të shkojmë në zgjedhje

    LSDM-ja vlerëson se vendi duhet ta shfrytëzojë derën e hapur të BE-së dhe të miratojë ndryshimet kushtetuese. Sipas partisë në pushtet, me anëtarësimin në BE hapet tregu, rritet prodhimi bruto vendor dhe pranohen fonde evropiane për zhvillim, të cilat vendi nuk duhet t’i humbë.

    “Me kundërshtimin e ndryshimeve kushtetuese dhe me ndërprerjen e rrugës evropiane dhe mos’hapjen e kapitujve të negociatave, DPMNE-ja punon kundër interesave të shtetit dhe të qytetarëve, 80% e të cilëve janë për anëtarësim në union. Bllokimet e VMRO-DPMNE-së duhet të mposhten. LSDM-ja bashkë me qytetarët dhe me bllokun proevropian do të bëjë gjithçka për t’u realizuar qëllimi strategjik, anëtarësim i plotë në BE”, tha Daniella Nikollova, LSDM.

    Por VMRO-DPMNE-ja thotë se ky plan i pushtetit nuk do të realizohet dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Partia e Mickoskit thotë se nuk ka ndryshime nën diktat bullgar.

    “Është e qartë që nuk ka shumicë për të realizuar atë që e kanë marrë si detyrim. Kjo do të thotë se politika e tyre e vetme është përplasur për muri dhe në mungesë të çfarëdo politike tjetër është normale dhe legjitime që opozita dhe populli të kërkojnë sa më shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare. Para nesh kemi zgjedhje të rregullta por sa më shpejt të mbahen zgjedhje të parakohshme në të cilat populli do të zgjedhë qeveri me legjitimitet të dhënë nga populli por edhe legjitimitet politik”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

    Seanca për ndryshimet kushtetuese u hap më 18 gusht, u shter lista e fjalimeve dhe u ndërpre pa u vendosur në votim. Në ndërkohë, pushteti është në gjah për të siguruar edhe votat që i mungojnë për të miratuar këtë fazë të procesit të ndryshimeve kushtetuese. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ZYRTARE | Admir Mehmedi i jep fund karrierës së tij në futboll

    Lajmi i rradhës

    Gastronomët kërkojnë që shteti të subvencionojë kontributet e punonjësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë