LSDM: Mësimdhënësit duhet të udhëhiqen nga interesat e nxënësve

    Nëpërmjet një komunikate të LSDM-së thuhet se viti mësimor duhet të vazhdojë të zhvillohet pa pengesa, posaçërisht pas dy viteve pandemi kur nxënësit mësuan online ose me model të kombinuar.

    “E drejta e grevës është e drejtë e garantuar, por mësimdhënësit duhet të udhëhiqen nga interesat e nxënësve. Qeveria e LSDM tregoi kujdes për arsimin dhe kjo shihet edhe me rritjen e pagave për 4.5 vite për 3.200 deri 6.400 denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

    Ata shtojnë se po ashtu krahas pagave kanë investuar edhe në përmirësimin e kushteve për punë dhe se për 4 vjet e gjysmë janë rikonstruktuar 80 shkolla.

    “Edhe sivjet vijon rritja e pagave në arsim, por këtë do ta arrijmë nëpërmjet dialogut me sindikatat dhe palët. Për këtë arsye i bëjmë thirrje SASHK që t’i kthehet dialogt, mësimi të vazhdojë dhe se do të gjendet zgjidhje”, thonë nga LSDM.

    Lajmi Paraprak

    Cilët janë futbollistët më emocional?!

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, masat kundër Covid-19 nuk pritet të ndryshojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë