LSDM: Mickoski luan me shëndetin e qytetarëve në kohën kur ka rritje të rasteve aktive

    Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Mickoski është ai që shkel protokollet shëndetësore dhe luan me shëndetin e qytetarëve në kohën kur ka rritje të rasteve aktive.

    “Partia e tij aktron shqetësim të rremë dhe në mëngjes kërkon mësim online, ndërsa ai pasdite shkel protokollet dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

    Ata shtojnë se për shkelje të protokolleve duhet të mbahet përgjegjësi ndërsa institucionet duhet të reagojnë ndaj një sjellje skandaloze të Mickoskit.

    “Mickoski që nga fillimi i pandemisë sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Rrezikonte procesin e vaksinimit dhe fshihej nëpër kafene. Është e qartë pse Mickoski nuk dënoi sjelljen e kryetarit të Ohrit, Kiril Pecakov i cili në vend të vetizolimit, u shfaq në festë fetare te qytetarët”, thonë nga kjo parti.

    Lajmi Paraprak

    Mehmedoviq: RMV është në vendin e gjashtë apo shtatë për numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Kosova nuk frikësohet për zbatimin e marrëveshjes për Asociacion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë