Mehmedoviq: RMV është në vendin e gjashtë apo shtatë për numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19

    Dje në regjistrin e të vdekurve nga Covid u regjistruan 22 pacientë të vdekur dhe 12 të tjerë me sistemin “Termini im”. Në opinion po spekulohet rreth asaj pse po udhëhiqen dy regjistra të të vdekurve. Për çfarë bëhet fjalë është pyetur zëdhënësi i ri i KSI-së, mjeku Zllate Mehmedoviq.

    Ai shprehet se të vdekurit nga “Termini im” janë të paraqitur nga mjekët amë dhe e gjithë kjo ndodhë përshkak administratës së ngadaltë.

    “Bëhet fjalë për regjistër të të vdekurve nga Ministria e Shëndetësisë, i cili nuk menaxhohet në kohë reale, por me paraqitje nga mjekët amë. Bëhet fjalë për administratë të ngadaltë asgjë më tepër. Gjithçka mund të fshihet, por nuk mund të fshihet vdekja e një personi”, thotë mjeku Mehmedoviq.

    Në pyetjen pse Maqedonia ka numër brengosës të të vdekurve, Mehmedoviq thotë se do të rishqyrtohen të gjitha numrat.

    “Po, është e saktë se kishte manipulime me numrat, por për këtë do të bisedohet me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse. Fakt është se vendi ynë është në vendin e gjashtë apo shtatë për të vdekur nga Covid”, shprehet Mehmedoviq.

    Lajmi Paraprak

    Del renditja për universitetet më të mira në RMV, por RWU i vlerëson të fundit në listën botërore të universiteteve

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Mickoski luan me shëndetin e qytetarëve në kohën kur ka rritje të rasteve aktive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë