Toshkovski duhet të dalë dhe të thotë të vërtetën për arratisjen e Grubit ose do ta bëjë LSDM, thonë nga kjo parti. Sipas tyre, Toshkovski ka dy ditë që hesht dhe “fshihet nga opinioni për lëshimet skandaloze që i ngjajnë në organizimin e lirimit të Grubit”.
“Ky është një skandal me përmasa të mëdha dhe informacionet që arrijnë tek LSDM-ja po bëhen çdo ditë e më shqetësuese. Nëse Toshkovski brenda 24 orëve nuk del të tregojë të vërtetën për rastin, atëherë LSDM do ta zbulojë skandalin në tërësi. Është koha që Toshkovski të mos fshihet dhe të mbajë përgjegjësi për gjithë incidentin. LSDM hapur dyshon se arratisja e Grubit nuk është pakujdesi, por një përpjekje e mirëorganizuar e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, në krye me Toshkovskin, për ta lënë Grubin të ikë”, thonë nga LSDM.
Grubi është arratisur apo është i pakapshëm për organet e rendit që me 14 dhjetor. Pas daljes së informacioneve në media për arratisjen e tij, më 15 dhjetor, në profilin e tij në Facebook, Grubi tha se ndodhet në vizitë private dhe kërkoi të mos spekulohet.