LSDM: Pse VMRO-DPMNE hesht për krimet e Gruevskit?!

    Partia në pushtet LSDM kërkon dorëheqjen e kreut të opozitës maqedonase Hristian Mickoski. Aktgjykimi për “Parcelat në Vodno” konfirmon se VMRO-DPMNE është parti kriminele, thonë nga kjo parti.

    Akuzojnë për larje parash, pasurim të paligjshëm, fshehje e pasurisë, madje edhe keqpërdorim të parave nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së.

    “Agjenda e vetme politike gjatë gjithë këtyre viteve është se si ta ndalë drejtësinë, shtetin që ta mbrojë krimin e Nikolla Gruevskit. Në këtë parti të pa reformuar nuk ka asnjë ndryshim, pas gjithë kësaj, pas këtyre gjykimeve për krim me përmasa të mëdha nuk ka asgjë tjetër. Hristijan Mickoski duhet të dorëzojë dorëheqjen. Edhe në një shoqëri demokratike kudo në botën demokratike, nuk mund politikanët që mbrojnë krimin të fitojnë besimin e qytetarëve”, tha zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzevska

    Lajmi Paraprak

    DITA E TOKËS | Ministria e Mjedisit: Investoni, sepse e ardhmja e gjelbër është përparuese

    Lajmi i rradhës

    DY JAVË GREVË NË ARSIM | Qeveria dhe SAShK nuk arrijnë marrëveshje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë