LSDM: VMRO-DPMNE-ja pa krizë energjetike e rriti çmimin e energjisë për 100%

    Gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri ka pasur rritjen më të madhe prej 100%, ndonëse nuk ka pasur krizë globale energjetike.

    Bëhet fjalë për kohën kur Hristijan Mickoski ishte këshilltar për energji i Nikolla Gruevskit dhe më pas drejtor i ESM-së, akuzojnë nga LSDM.

    “Pa as më të voglin turp, edhe pse nuk kishte krizë globale energjetike, Mickoski dhe OBRM-PDUKM e ngritën rrymën për 100%, e hoqën tarifën e lirë ditore dhe më pas pasi opozita kundërshtoi kthimin e saj.

    Në vend të objekteve energjetike, paratë janë shpenzuar për monumente, barok dhe shelgje zie në kohën e VMRO-DPMNE-së në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

    Mickoski është drejtori më i pasuksesshëm i ESM.

    Kur ndodhi kriza globale energjetike, ishin Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja e tij që parashikuan se rryma në vendin tonë do të kushtonte deri në 40 për qind”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    Kontesti RMV – Bullgari, Robin: Franca është e gatshme të ofrojë ndërmjetësim

    Lajmi i rradhës

    Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër çdoherë e më shumë shtyhet, kësaj radhe pritet të jetë gati në fund të 2023

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë