Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër çdoherë e më shumë shtyhet, kësaj radhe pritet të jetë gati në fund të 2023

    Investime kapitale me vlerë prej 10 miliardë e 885 milionë denarë në pjesën e rrjetit rrugor, hekurudhës, gazifikimit dhe infrastrukturës komunale, paralajmëron Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për këtë vit.

    Janë planifikuar aktivitete për ndërtimin e disa pjesëve të autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10, me 6,1 miliardë denarë, intensifikimi i ndërtimit të të autostradës Kërçovë – Ohër dhe të rrugëve eksprese , si dhe vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë me 2,5 miliardë denarë, përcjell Nistori.

    Këtë vit është paralajmëruar intensifikimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, projekt i dy qeverive, për të cilin afati i përfundimit sërish është shtyrë, kësaj radhe deri në fund të vitit 2023.

    Ndërtimi i autostradës 57km të gjatë filloi në vitin 2014 nën qeverinë e mëparshme. Është dashur të jetë gati deri në vitin 2018, por pas ndryshimit të qeverisë, sipas sqarimit të institucioneve kompetente, për shkak të defekteve në dizajn, me aneksin e Marrëveshjes, afati është shtyrë deri më 30 qershor 2021. Ministria e Transporteve pret që me miratimin e ndryshimeve ligjore për aneksin për vazhdimin e ndërtimit, punimet ndërtimore të intensifikohen me dinamikën e nevojshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM: VMRO-DPMNE-ja pa krizë energjetike e rriti çmimin e energjisë për 100%

    Lajmi i rradhës

    Mbi 5 mijë të arrestuar në Kazakistan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë