Maqedoni, asnjë rast të infektuar me “Linjën e Majmunëve”

    Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali deklaroi sot se në vendin tonë akoma nuk është regjistruar asnjë rast me linjën e majmunëve. Ndërkohë që përmendi edhe rritjen e rasteve me Kovid-19, por duke nënvizuar se situata nuk është alarmante.

    “Sot do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) dhe një nga pikat që do të diskutohet do të jetë edhe Linja e Majmunëve, tani për tani nuk kemi regjistruar asnjë rast tek ne dhe të theksoj se Instituti i Shëndetit Publik disponon me teste që janë valide për diagnostikimin e një virusi të atillë”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria te portat e Europës

    Lajmi i rradhës

    LSM: Ka punëtorë që paguhen nën 18 mijë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë