Maqedoni, çmimi i shportës së konsumatorit është rritur për 20 euro

    Në Maqedoninë e Veriut çmimet e produkteve bazë vazhdimisht janë duke u rritur pavarësisht tentativave të autoriteteve që të amortizojnë gjendjen e tregut me masa të ndryshme kufizuese apo lehtësuese për bizneset.

    Vaji, sheqeri, mielli janë produktet që kanë pësuar më së shumti rritje, por edhe produkte të tjera si vezët apo qumështi kanë rritje të ndjeshme.

    Qytetarët që Euronews Albania i takoi në një prej marketeve më të frekuentuar në Shkup, kanë shumë vështirësi për t’i përballuar këto rritje, sidomos për shkak se në shumicën e rasteve vetëm kryefamiljari sjell pagë në shtëpi.

    Por këtë periudhë ka pasur edhe keqpërdorime në kurriz të qytetarëve. Vaji nuk nxirrej fare në shitje dhe ruhej nëpër depo, apo blihej më lirë dhe shitej më shtrenjtë nga shitës të ndryshëm, por ka pasur edhe raste të blerjes masive të qytetarëve të cilët janë frikësuar se do të ngelin pa furnizim. Prej kësaj qeveria ka vendosur që të mos ketë mundësi për blerje të më shumë se dy litrave vaj për person.

    Sipas llogaritjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, një familje me katër anëtarë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për rreth 600 euro për të blerë gjërat elementare për ushqim, higjienë dhe gjëra të tjera bazike.

    Për vetëm tre muajt e parë të këtij viti rritja  e shportës konsumatore është mbi 20 euro.

    Lajmi Paraprak

    Mbi një dekadë në Kosovë, investitori austriak synon të rrisë biznesin

    Lajmi i rradhës

    “Franca ka rol kyç që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë