“Franca ka rol kyç që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së”

    Genc Çobani, përkthyes në Francë, në programin 200, ka folur në lidhje me atë se çfarë do të thotë fitorja e Macron për Ballkanin Perëndimor.

    Ai ka thënë se aspirata e Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e BE-së, nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës.

    “Nëse flasim për Ballkanin Perëndimor dhe aspiratën e tij që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, kjo nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës , pavarësisht idesë së krijuar se Franca është më larg Ballkanit Perëndimor sesa Gjermania e kështu me radhë. Në fund të fundit Ballkani Perëndimor aspiron të jetë pjesë e një organizmi bashkë në BE, i cili nuk mund të konceptohet dot pa rolin e Francës. Mos të harrojmë Franca është fuqia e dytë ekonomike në BE, pas Gjermanisë, por është fuqia e parë diplomatike dhe politike”, tha Çobani. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, çmimi i shportës së konsumatorit është rritur për 20 euro

    Lajmi i rradhës

    Ndërtimi i rrugëve në vendbanimet rurale, mundëson zhvillimin e fshatrave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë