“Shuhen edhe shpresat e fundit për dialog të denjë mes Sofjes e Shkupit”

    Ka ndodhur një akt që i minon të gjitha përpjekjet tjera që të gjendet zgjidhje për moskuptimet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Emërtimi i klubit kulturor bullgar në Manastir me emrin “Vanço Mijallov” nuk paraqet asgjë tjetër përveç provokim të mirë menduar, e cila në të njëjtën kohë dërgon edhe mesazh, konsideron Dragi Gjorgjiev, bashkëkryetar në Komisionin e përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe edukative.

    “Bëhet fjalë për personalitet historik, i cili për shkak të ideve të tij për mosekzistencë të popullatës maqedonase, tek maqedonasi ka marrë përmbajtje krejtësisht negative. Dhe kur emri i një personaliteti të tillë imponohet si emër i një klubi kulturor në territorin e shtetit maqedonas, e me këtë rast edhe ky personalitet nuk ka asnjë lidhje me kulturën, atëherë kjo mund të nënkuptohet si provokim arrogant, madje edhe si akt, i cili kalon në anën e kundërt të të ashtuquajturës miqësi”, thotë Gjorgjiev për DW.

    Sipas tij, emrin i klubit kulturor bullgar në Manastir dërgon edhe mesazhe deri te maqedonasit që nuk ka asnjë lidhje me kulturën.

    Lajmi Paraprak

    Ish-polici Stefan Fortomarov ka kërcënuar me jetë ministrin e Brendshëm Spasovski

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, paralajmërohen temperatura nën zero gradë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë