Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kontroll të përbashkët kufitar dhe doganor

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e kontrollit të përbashkët kufitar dhe doganor, në kalimet kufitare në mes tyre.

    Marrëveshja është nënshkruar në Tiranë, në mes dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Edi Rama, në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Nistori.

    Në një deklaratë për media, kryeministri i RMV-së Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje është një hap më tepër në ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve dhe paraqet shembull për vendet e rajonit që duan të kenë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.

    “Është një kënaqësi e vërtetë kur dy miq shumë të mirë që drejtojnë fuqinë ekzekutive të dy vendeve të mëdha pas miqësisë së tyre hedhin një hap drejt pasurimit dhe përsosjes së kësaj miqësie. Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, ne i japim fund një procesi serioz për të cilin qeveritë tona kanë punuar për të hapur terminalin “one stop shop” ku qytetarët tanë do të përgjysmojnë pritjet e tyre në lidhje me kalimin e kufijve tanë, por mbi të gjitha, krijojnë kushte për realizimin e katër lirive evropiane për qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit të shërbimeve”, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes.

    Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se kjo marrëveshje do ta lehtësojë në masë të madhe lëvizjen e qytetarëve të të dy shteteve.

    “Unë do të doja të falënderoja publikisht kryeministrin nga thellësia e zemrës time për qasjen e tij energjike deri në fund dhe për vullnetin e tij të palëkundur për të çuar përpara këtë proces, si dypalësh dhe rajonal, dhe natyrisht e shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar atë për të ardhur dhe për të qenë këtu me të gjithë ekipin e tij”, tha kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

    Ndryshe, Maqedonia e Veriut më herët ka vendosur “One stop shop” me Serbinë, ndërsa Zoran Zaev ka paralajmëruar se të njëjtën gjë do ta bëjë edhe me Kosovën./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një vit shkollor sa për sy e faqe

    Lajmi i rradhës

    Peshevska e VMRO-DPMN-së: Është i mundur një koaalicion me partitë shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë