Maqedonia e Veriut do të prodhojë dronë

    Këto janë plumba të kalibrit të vogël.  Kompania vednore ATS në vit prodhon më shumë se 120 milionë plumba të këtillë.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili bashkë me zëvëndësin e tij Fatmir Bytyqin dhe ministren e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, njoftoi se shumë shpejtë kjo kompani do të prodhojë edhe katër lloje të dronëve që do të pajisen me inteligjencë artificiale, dhe do të prodhohen plotësisht në Maqedoni, sipas të gjitha standardeve të NATO-s.

    “Shumë shpejt fabrika ATS AMMO do të nisë prodhimin masiv të katër llojeve të dronëve. Ato do të kontrollohen nga inteligjenca artificiale dhe do të kenë një diametër të lartë. Ato do të pajisen plotësisht sipas të gjitha standardeve të NATO-s. Këta do të jenë dronët e parë vendas, të prodhuar plotësisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, pohoi Dimitar Kovaçevski,  kryeministër.

    Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi u bëri thirrje kompanive vendase të përshtatin dhe ristrukturojnë proceset e tyre të prodhimit, pra të sjellin produktet e tyre në përputhje me standardet më të larta të Aleancës, që është kusht për pjesëmarrje në procedurat e tenderit.

    “Në këtë aspekt do të përmend Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, si një mundësi që i kemi krijuar kompanive vendore për t’u mbështetur në fushën e investimeve për avancimin teknologjik të prodhimit, veçanërisht në fushën e investimeve për kërkimin dhe zhvillimin, ku mbështetja financiare arrin në 50% të kostove të pranueshme, si dhe mbështetje në fushën e eksporteve. Tashmë përmes këtij ligji janë mbështetur 919 kompani, të cilat kanë realizuar një cikël investimi prej gjysmë miliardë eurosh, të mbështetur nga Qeveria me rreth 100 milionë euro”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeminitër për Çështje Ekonomike.

    Ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska theksoi se  kjo kompani tashmë është e regjistruar për pjesëmarrje në tregun e NATO-s dhe shtoi se interesimi i kompanive për përfundimin e këtij procesi është në rritje.

    “Kjo kompani tashmë është e regjistruar në tregun e NATO-s dhe merr pjesë në një treg me vlerë më shumë se pesë miliardë euro. Ajo që më kënaq dhe mund të ndaj si të dhëna është se kompanitë e tjera në Maqedoninë e Veriut që merren me aktivitete të tjera po rrisin interesin e tyre për t’u regjistruar në tregun e NATO-s”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

    Ndryshe, aktualisht janë 40 kompani vendre që përmbushin standardet e NATO-s për prodhim. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria në “grupin e vdekjes”

    Lajmi i rradhës

    Kop: RMV po luan me zjarr, dera e BE-së mund të mbyllet në një moment

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë