Maqedonia e Veriut drejt heqjes së masave kufizuese kundër Covid-19

    Maqedonia e Veriut drejt heqjes së tërësishme të masave kufizuese. Kreu i Komisionit për sëmundje infektive Aleksandar Petlickovski në një intervistë u shpreh optimist se trendi i uljes së rasteve të reja dhe shtrimeve në spitale si pasojë e Kovid19 do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, gjë e cila do të mundësojë lehtësimin e masave. Ai shtoi se për momentin nuk parashihen lehtësime për shtetasit e huaj të cilët futen brenda Maqedonisë. Doza e tretë e vaksinës anti Kovid sipas tij, për momentin është mbrojtja më e sigurt ndaj virusit korona.

    z. Petlickovski, disa vende të BE-së si dhe disa vende fqinje I kanë hequr tërësisht masat kufizuese si mbajtja e maskave nëpër ambiente të mbyllura si shkolla dhe qendra tregtare. Përse Maqedonia vonon në heqjen e masave?

    “Lehtësimi I masave, gjegjësisht heqja e maskave dhe certifikatave është mjaft aktuale në shumë vende. Ne sigurisht se po e diskutojmë heqjen e masave, por do ta diskutojmë edhe më shumë në një të ardhme shumë të afërt. Shumica e këtyre vendeve kanë arritur përqindje shumë të lartë të të vaksinuarve. Ne jemi duke kalkuluar e përqindjen e të imunizuarve dhe besoj se javëve në vijim do të diskutohet. Qëllimi I KSI-së është t’i lehtësojë masat por në mënyrë sistematike jo të gjitha menjëherë, por të fillojmë ngadalë me ato që mund të sjellin më pak pasoja negative dhe të arrijmë deri në heqjen e tërësishme”, u përgjigj Aleksandar Petlickovski, Kryetar I Komisionit për Sëmundje Infektive.

    Publikuat të dhëna nga skriningu i bërë në shkollat fillore të cilat tregojnë se vetëm 0,8% e nxënësve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. A do të jetë kjo bazë për heqjen e maskave tek nxënësit derisa po zhvillojnë procesin mësimor?
    “Gjithsesi se do e diskutojmë dhe këtë çështje. Ne e diskutuam këtë gjë edhe në mbledhjen e fundit por shumica e anëtarëve të KSI-së konsiderojnë se nuk është koha për heqjen e maskave tek nxënësit. Por mendoj se nëse ky trend I uljes së rasteve të reja vazhdon pres që të ketë ulje. Për një javë apo dy do ta diskutojmë seriozisht dhe pres të ketë ndryshim të kësaj çështje”, tha Aleksandar Petlickovski, Kryetar I Komisionit për Sëmundje Infektive. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV-së ende nuk ka hartuar strategji për pritjen e refugjatëve nga Ukraina

    Lajmi i rradhës

    Legjenda e futbollit Seedorf konvertohet në fenë Islame

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë