Vaksinimi në Tetovë, pamje nga qendra në shkollën e mesme të mjekësisë (Foto)

    Parahyrja e Qendrës së Vaksinimit në shkollën e mesme të mjeksësisë në Tetovë. Siç mund të shihet, materiali njoftues është vetëm në maqedonisht. Foto: Lirim Shabani

    Procesi i vaksinimit kundër virusit me kurorë, i njohur si Covid-19, ka vazhduar në qytetin e Tetovës në qendrën e përgatitur, posaçërisht në shkollën e mesme të mjekësisë. Për të parë nga afër se si zhvillohet imunizimi i popullsisë, fotografi i Nistorit e dokumentoi këtë ‘betejë’ shëndetësore të njerëzimit edhe në Tetovë.

    Ajo çfarë u vërejt ishte prania e moshës mbi 40 vjeçare për t’u vaksinuar. Qytetarët vazhdonin që të vinin për ta imunizuar veten. Në këtë qendër jepet vaksina kineze Sinopharm. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rreth 128 mijë njerëz punojnë në të zezë në RMV

    Lajmi i rradhës

    ”Maqedonia e Veriut meriton fillim të negociatave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë