Maqedonia e Veriut në krizë institucionale!

    Maqedonia e Veriut tanimë në javën e dytë është zyrtarisht në proces dhe procedurë parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë, si rezultat i një marrëveshje të re koalicioni. Seanca e 104 e Parlamentit, në të cilën diskutohet për dorëheqjet dhe shkarkimet e anëtarëve të kabinetit të kaluar qeveritar, por edhe për kandidatët e rinj, ka filluar më 13 shkurt dhe është ende në vazhdim. Parlamenti paraprakisht konstatoi dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të mjedisit jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendësministrave të Shëndetësisë Vladimir Rendevski dhe Drejtësisë Agim Nuhiu.

    RIKONSTRUIMI NUK DUHET TË RREZIKON FUNKSIONIMIN E SISTEMIT

    Sipas teorive socio-politike, rikonstruimi i Qeverisë është në masën më të madhe një procedurë politike që nuk duhet të kërcënojë funksionalitetin e sistemit administrativ të shtetit, gjegjësisht të institucioneve. Mirëpo, në javën kur filloi debati parlamentar për rikonstruimin e Qeverisë, në opinion u zbulua se për shkak të dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, zbatimi i eurobondit prej 600 milionë eurosh ishte bllokuar, pra se në fakt, e gjithë procedura e mëparshme dështoi. Ekspertët thonë se nisja e një procedure të re për marrjen e fondeve me eurobond do të jetë me kushte të ndryshme, më të rrepta. Simptomatike bëhet fakti se përderisa Qeveria është në rikonstruim, u hakua edhe sistemi FSSH, për shkak të të cilit punonjësit shëndetësorë në vend nuk mund të marrin pagën e janarit, por vonohen edhe pagesat e kompensimeve shëndetësore për qytetarët. Krahas sindromës jofunksionale të institucioneve, protesta e punonjësve të arsimit para Ministrisë së Arsimit, të cilët ankohen se po pengohen të përfundojnë procesin e dhënies së provimit të menaxhimit, për të marrë licencat e duhura për drejtorët e shkollave konvikte studentore, qendra qytetare… Kjo koincidencë situatash sistematike jofunksionale ngre pyetjen nëse është një rastësi kjo rrethanë apo amullia e institucioneve është pasojë e drejtpërdrejtë e situatës “qeveria në rikonstruim”?

    KRIZA INSTITUCIONALE PO ESKALON

    Analisti politik, Sinisha Pekevski gjithë këtë situatë e përshkruan me fjalën “papërgjegjshmëri”. Ai shprehet se që nga mëvetësia e vendit, ne gjithmonë kemi qenë në krizë institucionale. “Reagimi i parë për gjendjen aktuale të stagnimit institucional në Maqedoninë e Veriut, derisa po zhvillohet debati parlamentar për rikonstruimin e Qeverisë, do të ishte: a na kujtohet kur që nga pavarësia nuk kemi qenë në krizë funksionale të institucioneve? Kjo koincidencë situatash vetëm sa më qartë dhe më ilustrues pasqyron krizën e përgjithshme njerëzore, drejtuese, institucionale kronike në vend, e cila po përshkallëzohet vazhdimisht, për shkak të klimës së krijuar politike të papërgjegjshmërisë së përgjithshme! Është shumë ironike që ndërkohë që njerëzit e parë të Qeverisë janë në një konferencë sigurie, në Mynih, në vend është një gjendje e sistemit të hakuar të një institucioni si FSSH. Të mos flasim për sigurinë nga pikëpamja e kufijve, e administratës së burgjeve, etj. Përshtypja është se pushteti ekzekutiv është i dobët në raport me funksionalitetin e institucioneve, të cilave u referohen në mënyrë të pashmangshme qytetarët. Dhe e vetmja gjë që ka rëndësi për ta është që tenderët të zhvillohen dhe të kryhen”, thotë analisti politik Sinisha Pekevski. 

    PËRDITËSIM*

    Të hënën do të vazhdojë debati për rikonstruimin e Qeverisë

    Kuvendi të hënën do të vazhdojë debatin e seancës së 104-të për Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë. Deputetët vazhduan punën edhe pas orës 18:00, ndërsa pas disa prezantimeve dhe vërejtjeve, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën. Për shkak të festave të ardhshme fetare, ai bëri të ditur se Kuvendi do të rifillojë punën e kësaj seance të hënën, përcjell Klan Maqedoni.

    Deputeti Borislav Kërmov nga Levica gjatë debatit iu referua ekspozesë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ndër të tjera vlerësoi se nuk e kupton arsyetimin për rotacionin e Alternativës me Aleancën për Shqiptarët në koalicionin qeveritar. Sipas tij, arsyetimi i pretenduar se synimi është një koalicion evropian, nuk qëndron. Në përmbledhje, bëhet fjalë për një blerje klasike “qeveri dita-ditës”, dhe siç tha ai, peng i plotë i LSDM-së nga BDI-ja.

    Sipas tij, “LSDM tashmë de facto është partner i pakicës, numri i deputetëve nuk është relevant dhe shumica e ministrive nuk janë në duart e tyre”. “Mbi 90 për qind të institucioneve kyçe i mban BDI-ja, për LSDM-në janë vetëm thërrimet, padyshim motivimi i vetëm është vazhdimi i bizneseve”, thotë Kërmov.

    BDI, nga ana tjetër, sipas tij, tani ka dy probleme. I pari është të pengojë bashkimin e opozitës shqiptare dhe i dyti është fraksioni i brendshëm. Hyrja e ASH-së në Qeveri, sipas tij, do të jetë për një vit dhe më pas kjo parti do të delegjitimohet, përcjell KlanM.

    “Për fraksionin e brendshëm, i cili ka tre deputetë, me hyrjen e Aleancës, fuqia e ‘grupi të zjarrit’ është zvogëluar dhe pothuajse nuk kanë pushtet dhe tani BDI mund t’i përkushtohet spastrimit të brendshëm”, tha Kërmov.

    Arta Bilalli Zendeli nga BDI iu përgjigj qëndrimeve të shprehura për problemet në parti.

    “BDI mund të ketë jo dy, njëmijë probleme, por sa të merresh me BDI-në, rejtingu i partisë vetëm do të rritet. Dhe në fund do të vijnë zgjedhjet ku të gjithë do të marrim atë që meritojmë”, tha Bilalli Zendeli.

    Me ristrukturimin e qeverisë, Krenar Loga është propozuar për Ministër të Drejtësisë, Fatmir Mexhiti si Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Kaja Shukova për Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Debati për zgjedhjen e ministrave të rinj ka nisur dje, pasi pas një debati 10-ditor janë shkarkuar ministrat e Alternativës, ai i Shëndetësisë Bekim Sali, Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti dhe Ministrit pa portofol për Diasporën, Xhemail Çupi.

    Në seancën e 104-të pas zgjedhjes së ministrave duhet të diskutohet dhe votohet për shkarkimin e pesë zëvendësministrave dhe të emërohen të rinj.

    Lajmi Paraprak

    PUSHIMI SI LUKS | Të ardhurat e ulëta lënë qytetarët e RMV pa pushime

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Do të bllokohemi nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë