21 vjet nga masakra e Lubotenit, banorët nuk e harrojnë tmerrin e përjetuar nga forcat policore maqedonase

    U shënua 21 vjetori i masakrës së Lubotenit, ku mbetën të vrarë 10 shqiptarë mes tyre edhe 6 vjeçari Erxhan Aliu. Familjarët me dhimbje përkujtojnë të dielën e 12 gushtit 2001, ku fshati u rrethua nga forcat policore maqedonase dhe banorët e tij u vranë, u keqtrajtuan e u burgosën.

    “Para sabahut kanë hy tek ne, ku ishim krejt gra e fëmijë, civilë të pafajshëm, dhe kanë ardhur drejt tek ne ku na kanë maltretuar na kanë rrahur, pa vetëdije na kanë futur në një kamion dhe na kanë dërguar në anën e Lubancës, dhe aty e kemi parë Boshkovskin dhe Tarçullovskin, dhe u thoshin maqedonasve se këto janë ushtarët e UÇK-së, dhe duke më rreh. I kam thënë se unë nuk jamë ushtar i UÇK-së, sepse ato t’i nuk mund t’i zësh sepse ato janë me dy zemra. Pastaj kur kanë hyrë nëpër shtëpi nënës sime ja morrën vathtë e arrit me zor, ndërsa babës tim ja kanë marrë paratë me zorr dhe e kanë plagosur”, shprehet dëshmitari okular Nevait Bajrami.

    “Isha ish i burgosur në rastin e masakrës së 2001-shit, ndodhi pikërisht në shtëpinë tonë, ku ishin edhe dy të vrarë. Muharem Ramadani në oborin e shtëpis sime ka qenë i vrarë, kurse Sylejman dhjetë metra nga shtëpia ime. Kanë vra 10 civil dhe kanë malltretuar mbi 100 civil të pafashëm, ku në mesin e tyre isha edhe unë me dy vëllezërit e mi Vllezërit Bajrami, vllezërit Ramadani, Jetulla Çaili ka qenë i cili për fat të keq ka ndëruar jetë në stacionin policer në Mirkovc”, theksoi familjari i viktimave Ahmet Ahmeti.

    “Unë në atë kohë isha vetëm 14 vjecar, si i mitur kur u keqtrajtova në mënyrë më mizore me burgosën dhe më rrahën deri në alivanosje. Kur isha në burg dhe kur erdhi nëna ime pas dy dite tek burgu I Shutkës, thoshte ky djal nuk është I imi, ma sjellni djalin tim. Kur I kamë thënë nanës, oj nanë a naj kan vra Xhelalin dhe Sulën, atëher tha po be bir, kuku këto cka të paska ba”, u shpreh vllau u dy viktimave Mevledin Bajrami.

    Autoritetet thonë se masakra e Lubotenit ishte tentative për t’i zbrazur vendbanimet shqiptare.

    Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, në Luboten u vranë Erxhan Aliu, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.

    Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë. Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte.

    Lajmi Paraprak

    Dalin rezultatet, pacienti nga Kërçova nuk e ka “Linë e majmunit”

    Lajmi i rradhës

    Sa kafe duhet të pijnë në ditë personat që vuajnë nga tensioni i lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë