Zëvendësministri Rexhepi premton ujë për Pallçishtin, banorët do të protestojnë edhe javën e ardhshme

    Banorët e fshatit Pallçisht sot kanë vazhduar me protesta para Komunës së Bogovinës, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Ata kërkuan të takohen me kryetarin e komunës Besnik Emshiu, por kjo nuk ndodhi.

    Banorët thanë se do të vazhdojnë me protestat edhe javën e ardhshme, ndërkohë zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ka thënë se projekti i ujësjellësit do të realizohet.

    Në një prononcim për Nistori-n, ai tha se së bashku me kryetarin e komunës dhe një përfaqësues të fshatit Pallçisht kanë rënë dakord që punimet duhet të fillojnë sa më shpejt.

    “Çdo fjalë që e kam thënë do ta mbajë, fshati Pallçisht do të ketë ujë, respektivisht do të fillojë projekti i ujësjellësit. Dje kishim takim bashkërisht në Ministrinë e Transportit me kryetarin e komunës, prezent ishte edhe përfaqësuesi i fshatit Pallçisht Akik Bajrami, dhe u dakorduam që të fillojmë sa më shpejt”.

    “Në atë takim përfaqësuesi i fshatit Pallçisht u falënderua personalisht për këtë angazhim dhe këtë projekt. Protestat politik nuk mund t’i ndal askush. E drejta e tyre është të protestojnë. Përfaqësuesi i fshatit Pallçisht ishte në takim dhe u dakorduam që sa më shpejt të fillojmë. Është projekt kapital për banorët e Pallçishtit”, tha Bekim Rexhepi.

    Banorët që sot protestuan para komunës thanë se do të kenë takim në Bashkësinë Lokale të fshatit Pallçisht dhe atje do të koordinohen për hapat e radhës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tensione në Pallçisht, banorët protestojnë për mungesën e ujit të pijshëm

    Lajmi i rradhës

    Akademiku Kocarev: Shtetin e drejtojnë servilë dhe injorantë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë