Arsovska nuk planifikon fikjen e ndriçimeve në bulevardet e Shkupit

    “Qyteti i Shkupit assesi nuk do ta ndal ndriçimin publik të bulevardeve dhe të gjitha pjesëve që janë nën autoritetin e qytetit. Sa i përket kursimeve kemi filluar me një qasje pak më ndryshe, kursejmë kudo që kemi mundësi, por jo në dëm të qytetarëve. Kjo do të thotë se siguria e qytetarëve duhet të jetë në radhë të parë”.

    Këtë e tha kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska, në një intervistë për Kanal 5. Ajo theksoi se në periudhën e kaluar Qyteti ka punuar në reforma dhe një pjesë e madhe e mjeteve janë mbledhur nga kursimet nga prokurimet publike përmes ankandeve elektronike, përcjell Nistori.

    “Kemi bërë shumë reforma në mënyrën e punës dhe po bëjmë kursime të konsiderueshme. Gjithçka që kemi kursyer do të mbetet në buxhet, për rrugën ‘Sllavka Dinkova’ të cilën e promovuam javën e kaluar, kemi kursim prej 32% në vlerën e parashikuar. Në rrugën ‘Butelska’ kursimet janë mbi 40%. Të gjitha mjetet që po kursejmë do t’u mundësojnë qytetarëve të Shkupit ndriçim publik në rrugët dhe bulevardet e qytetit”, sqaroi Arsovska.

    Sipas saj, siguria e banorëve të Shkupit duhet të jetë në radhë të parë, duke pasur parasysh se disa komuna kanë filluar ta fikin ndriçimin publik.

    “Nëse pyet këdo që jeton në Shkup nëse dëshiron të ecë në mbrëmje në errësirë ​​të plotë, jam e sigurt që do t’ju thotë se nuk duan të ecin në errësirë ​​sepse kjo i bën të ndihen të pasigurt”, tha Arsovska./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prioritetet e Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe për politikë të jashtme në sesionin vjeshtor

    Lajmi i rradhës

    Në shtator pritet vendimi i Gjykatës së Strasburgut për faljen e Ivanovit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë