Asnjë masë nga Këshilli Ekonomik për ballafaqim me krizën energjetike

    Fotografia: Nistori

    Edhe pse në takimin e fundit të Këshillin Ekonomik në Qeveri pritej të miratohej një paketë masash në ndihmë të bizneseve dhe qytetarëve, kjo nuk ndodhi. Paraprakisht bizneset dhanë një afat kohor për zgjidhje deri këtë të mërkurë, duke bërë të ditur se në të kundërtën do të duhej të mbylleshin një numër i madh ndërmarrjesh.

    Në vend të paketës së re, u dakordua për gjetjen e një zgjidhjeje deri javën e ardhshme. Sektori i biznesit dhe sindikatat, si në takimet e mëparshme, ripropozuan kërkesat e tyre, uljen e çmimit të energjisë elektrike, ndihmën për kompanitë që prodhojnë produkte bazë, të cilat janë shtrenjtuar dukshëm, rritje të pagave e subvencione për punëtorët dhe kategoritë e rrezikuara.

    “Apelojmë për të gjithë aktorët që janë të kyçur në këtë proces, si kompanitë ashtu dhe prodhuesit e energjisë elektrike që masat e tona të miratohen, janë masa që kanë të bëjnë me kufizimin e marzhës së prodhuesve të energjisë elektrike. Jemi dakorduar që për energjinë elektrike të importuar kompanitë të paguajnë më lirë se sa çmimi që është në bursë. Kemi diskutuar me gjithë deputetët në parlament që ligjet që kanë të bëjnë me krizën energjetike të mos bllokohen dhe të kemi furnizim të pandërprerë. Nuk mundemi që si kompani të jemi likuid në krahasim me çmimin e energjisë elektrike dhe nuk kemi parashikime për rritjen e çmimeve”, deklaroi kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

    “Një është e sigurt, EMV që do t’i furnizojë me energji elektrike amvisëritë dhe po ashtu kompanitë që janë në tregun e rregulluar, qeveria do të përkrahë dhe kompanitë që merren me prodhime ushqimore, është dhe opsioni që kompanitë në tregun e rregulluar të fillojnë të mendojnë që të ndikojnë në parandalimin e rritje së çmimeve”, u tha nga Lidhja e Odave Ekonomike.

    “Kërkojmë që rritja e pagave të ndjek trendin e rritjes së inflacionit dhe shportës së konsumatorit, harmonizim të pagave sipas marrëveshjes kolektive dhe rritjes së inflacionit si në sektorit privat ashtu dhe në atë publik pa anashkaluar asnjë të punësuar, zgjerimin e listës së produkteve bazë, të subvencionohen qytetarët e kategorive të rrezikuara për të blerë produkte vendore ushqimore dhe të mundësohet transport pa pagesë për të gjithë të punësuarit. Është koha që të punësuarit të mbijetojnë në këtë krizë”, u tha nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

    Sindikalistët dhe bizneset shpresojnë që deri të mërkurën të miratohen masa konkrete.

    Lajmi Paraprak

    “Jo më vjersha përmendësh” – Europa e ka ndaluar që në vitet ’60: Deri në 6 vjeç frenon të menduarit

    Lajmi i rradhës

    Që nga fillimi i vitit në Prokurorinë e Shkupit janë pranuar mbi 11 mijë lëndë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë