Që nga fillimi i vitit në Prokurorinë e Shkupit janë pranuar mbi 11 mijë lëndë

    Nga fillimi i vitit në Prokurorinë Publike të Shkupit janë pranuar 11.224 lëndë, prej tyre 3.183 janë raportuar për vepra penale.

    Shumica e veprave janë nga sfera e komunikacionit publik – 1056, pasuar nga krimet kundër pronës – 838 dhe 315 kundër jetës dhe trupit, ku përfshihet dhuna në familje, lëndime të rënda trupore dhe sulm seksual.

    Siç informuan në konferencën e sotme në PTHP Shkup, pjesa tjetër e punimeve janë në regjistrin M.P – nga aplikantë anonimë ose ku nuk ka mjaftueshëm veprime përmbarimore – 2 358, si ngjarje ditore për të cilat MPB-ja është përgjegjëse të informojnë janë 3650 dhe kundër autorëve të panjohur janë 2033.

    Nga PTHP Shkup thonë se ka tendencë të shtohet numri i raportimeve për dhunë në familje dhe lëndime të rënda trupore, të cilat tashmë mund të shndërrohen në fenomen sociologjik.

    Këtë vit, siç bëjnë me dije, janë edhe 13 kallëzime penale për krime të kryera për ndotje të mjedisit jetësor.

    Lajmi Paraprak

    Asnjë masë nga Këshilli Ekonomik për ballafaqim me krizën energjetike

    Lajmi i rradhës

    Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë ruse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë