Banka Botërore: RMV e goditur nga korrupsioni, kriza në Ukrainë vetëm se e rrit inflacionin

    Maqedonia u godit nga korrupsioni dhe kriza energjetike, ndërsa lufta në Ukrainë vetëm kontribuon për inflacion më të lartë deri më tani. Këtë e shkruan Banka botërore për Maqedoninë në raportin e saj të rregullt për Ballkanin perëndimor.

    “Rajoni po përballet me goditje të reja negative, pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor miratuan politika që të zbutet ndikimi i inflacionit ndaj amvisërive më ët goditura. Por ndikimi i goditjes së krizës energjetike është i konsiderueshëm, sidomos në tre vende të rajonit që importojnë energji: Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova”, tha Misimilijano Paoluçi, drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën.

    Me hapësirë të kufizuar fiskale, borxhe të rritura publike dhe shpenzime të rritura për financim, sipas Bankës botërore, përkrahja fiskale duhet të drejtohet kah amvisëritë dhe kompanitë më të rrezikuara. Njëkohësisht, shtrëngimi i politikës monetare duhet të arrijë një balancë mes reduktimit të inflacionit dhe shmangies së aktiviteteve të ngadalshme ekonomike.

    Sipas raportit, reformat e këtilla përfshijnë masa për rritjen e nivelit të konkurrencës së tregut, heqjen e barrierave për hyrje të bizneseve, përmirësimin e riinvestimeve tek investitorët e huaj, uljen e barrierave për pjesëmarrje të femrave në tregun e punës, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e standardeve për udhëheqje, duke e përfshirë edhe digjitalizimin.

    “Po të mos kishim luftë, ky do të ishte viti pa precedent dhe do të thoshim se kemi pamje dhe perspektiva të reja në rajon. Rikuperimi i tregut të punës po ashtu shkaktoi ulje të shkalleve të varfërisë dhe presim edhe tani, kur kemi luftë, gjatë këtij viti varfëria të vazhdojë të ulet”, pohoi Sanja Maxhareviq-Sujster, ekonomist i lartë në Bankën Botërore.

    Kriza aktuale e thekson rëndësinë për tranzicion të përshpejtuar të gjelbër të rajonit, më larg hidrokarbureve, drejt prodhimtarisë më ekologjike të energjisë elektrike, dhe modele më ekologjike për prodhimtari dhe konsumim, thuhet në raport.

    Në raportin më të ri ekonomik për Ballkanin perëndimor, vlerësohet se gjendja ekonomike në të gjitha 6 ekonomitë e Ballkanit perëndimor, edhe më tutje është nën ndikimin e luftës në Ukrainë, rritjes së çmimeve të energjisë dhe ngadalësimit të rritjes globale.

    Lajmi Paraprak

    Tetovari që u sulmua nga qentë endacakë demanton Kasamin: Deklarata skandaloze, tenton ta mbulojë paaftësinë

    Lajmi i rradhës

    Do të vendoset teleskop në Shkup, qytetarët nesër do të mund ta shohin eklipsin diellor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë