Bekteshi apelon për kursim maksimal të rrymës: Do të shpallim gjendje krize

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë thirrje që të kursehet rrymë sa më shumë që është e mundur, me qëllim që sa më lehtë ta kalojmë periudhën e dimrit.

    Ai i bëri thirrje edhe opozitës që të jenë konstruktivë dhe të mundësojnë shpalljen e gjendjes së krizës energjetike me qëllim që të zbatohen masat antikrizë.

    “Kuptohet se edhe opozita duhet që të kyçet. Unë i kam thirrur disa herë edhe Mickoskin dhe përfaqësuesit e opozitës, nëse duan ne mund të shkojmë edhe tek ata që t’ia shpjegojmë situatën edhe pse ata e dinë, por duan të fitojnë pikë politikë. Nëse jo, edhe në Kuvend mund të diskutojmë për çështje të tilla, d.m.th këto vendimet nuk merren për asgjë tjetër pos që të mund të ju dalim në ndihmë industrisë”, tha Kreshnik Bekteshi.

    Ndërsa kryetari i Eletkranave të Maqedonisë Veriore, Vasko Kovaçevski, thotë se për momentin nuk ka nevojë që të blihet energji elektrike, sepse EMV 100% i përmbush nevojat për rrymë të “EVN Home” dhe “MEPSO”. Ai shtoi se për momentin vendi po furnizohet me qymyr me çmimin më të lirë në rajon.

    Lajmi Paraprak

    TRAGJEDIA NË SPITALIN MODULAR | Prokuroria akuzoi tre persona dhe spitalin

    Lajmi i rradhës

    31 përqind e çifteve të martuara në Maqedoni janë pa fëmijë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë