Bojan Mariçiq: Nuk duhet referendum

    Nuk do të ketë kurrfarë kuptimi, as qëllim mbajtja e referendumit, kur pa dallim të rezultatit, VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk planifikon të votojë. Vetëm një referendum ka kuptim – a jeni për anëtarësim në BE apo jo, të gjitha pyetjet tjera janë anashkalim të pyetjes së vetme të vërtetë, thotë zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

    “Çështja e referendumit është me të vërtetë serioze dhe më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja në mënyrë të tillë e ka hapur, nuk është kjo ballafaqim i pushtetit dhe opozitës. Të përkujtojmë pyetjen që e parashtron VMRO-DPMNE-ja për referendum është e lidhur për Marrëveshjen të vitit 2017 me Bullgarinë për të cilën, njëjtë si edhe për propozimin francez në korrik të këtij viti, VMRO-DPMNE-ja nuk ka pasur guxim, ndërsa ka pasur mundësi të votojë kundër. Ata as atëherë në vitin 2017, as tani për propozimin francez nuk votuan kundër, por e braktisën sallën në aktin e votimit”, tha Mariçiq në një intervistë në TV Tellma.

    Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane vlerëson se kjo është lojë politike ose dëshirë që opozita të dalë nga kjo situatë, duke iu referuar faktit se me vite në programin e VMRO-DPMNE-së, i cili ndikoi që edhe LSDM-ja ta ndryshojë programin, është vendosur që cilado zgjidhje me Greqinë duhet të gjendet në referendum para qytetarëve dhe kur erdhi koha e referendumit në vitin 2018, VMRO-DPMNE-ja vendosi ta bojkotojë.

    Mariçiq tha se janë të qarta kushtet me të cilat do të hymë në BE, ato tanimë janë vendosur në Kornizën negocuese dhe vlerëson se nëse bëhet referendum, pyetja duhet të jetë e duhur, jo nëse jeni për anulimin e marrëveshjes, por nëse jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Askujt në Qeveri, thotë ai, nuk i ka ardhur mirë ose e ka bërë me kënaqësi kompromisin që është bërë me Bullgarinë.

    “Por duhet të udhëhiqemi nga interesat shtetërore dhe dëshirës që të dërgohet shteti përpara. Dy janë interesat tona: ta ruajmë identitetin dhe gjuhën dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, pohon Mariçiq.

    Ai nuk deshi të saktësojë nëse mblidhen 150.000 nënshkrime për shpalljen e referendumit, a do të bëjë thirrje LSDM-ja për bojkot apo do të merr pjesë.

    Lajmi Paraprak

    Nikollovski: Na pret dimër i vështirë, do të ndryshohet modeli për subvencionet në bujqësi

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet më të shëndetshme për fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë