Nikollovski: Na pret dimër i vështirë, do të ndryshohet modeli për subvencionet në bujqësi

    “Para nesh na pret një dimër i vështirë, ndërsa edhe 2 vitet e ardhshme do të jenë edhe më të vështirë sa i përket sigurimit të ushqimit”.

    Këtë e deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, i cili tha se si pasojë e kësaj, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është duke përgatitur plan kombëtar për prodhim të ushqimit, ku qëllimi kryesor i të cilit është stabilizim i prodhimit vendor, rritje e rendimenteve dhe varësi më të vogël të vendit nga importi i kulturave strategjike.

    “Me planin parashikojmë që çdo tokë e punueshme të vendoset në funksion dhe të përpunohet. Në këtë drejtim shpallëm 7 shpallje publike për ndarjen e 13 mijë hektarëve, tokë e shtetit, bujqësore që është e punueshme. Me ndryshimet e përgatitura të Ligjit për bujqësi që janë në fazën përfundimtare dhe që do të hynë në procedura qeveritare dhe kuvendore, parashohim që edhe toka private e braktisur të kemi të drejtë si shteti ta japim me qira me kushte adekuate pasi kjo tokë do të evidentohet se është e braktisur ose se nuk përpunohet si tokë bujqësore nga ana e pronarëve”, tha Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

    Ai gjithashtu theksoi se do të ndryshohet edhe mënyra e subvencionit të bujqve.

    “Modeli i ri duhet të kompletohet deri në fund të këtij viti, ndërsa do të fillojë me aplikim nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Me propozim-modelin e ri, nuk shkurtohen mjetet financiare për mbështetje, as nuk dëmtohen bujqit, por mjetet risistemohen në më shumë programe për mbështetje”, tha Nikollovski./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Debati për gjykatësit kushtetues vazhdon nesër, Savo Klimovski nuk mori përkrahje

    Lajmi i rradhës

    Bojan Mariçiq: Nuk duhet referendum

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë