Dalja në Tetovë deri në ora 17:00 është 27.79 për qind

    Komisoni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar të dhënat për daljen e qytetarëve në votime në tre komunat në të cilat sot mbahen zgjedhje.

    Nga KSHZ njoftojnë se deri në ora 17:00 në Tetovë kanë votuar 27.79 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ose 23.366 votues.

    Ndërsa në Qendër Zhupë dalja është 41,71% , kurse në Mavrovë-Rostushë deri në ora 17:00 kanë votuar 44%.

    Komuna e Tetovës në këto zgjedhje numëron gjithsej 84.072 votues të shpërndarë në 117 vendvotime. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021 gjithsej votuan 38.350 votues apo 44.81% nga numri i përgjithshëm. 36.842 fletëvotime ishin të vlefshme, ndërkaq 1.508 të pavlefshme.

    Ndryshe, sot në Tetovë votohet për përbërjen e re të Këshillit të Komunës së Tetovës, pasi ai i fundit nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut prej sot me 590 policë të rinj

    Lajmi i rradhës

    Rusia imiton markat perëndimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë