Maqedonia e Veriut prej sot me 590 policë të rinj

    Në Maqedoninë e Veriut sot në një ceremoni solemne janë promovuar 590 policë të rinj.

    Në këtë ngjarje morën pjesë Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe përfaqësues të kreut diplomatik në vend. Pendarovski tha se ka besim te kandidatët se janë profesionistë të përkushtuar dhe se do t’i kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi të plotë.

    “Prej sot siguria e të gjithë komunitetit do të jetë në duart tuaja, ruajtja e paqes në vend dhe jetës së qetë të qytetarëve do të jetë në duart tuaja. Pavarësisht përkatësisë gjinore, etnike apo fetare, ju mbani të njëjtën uniformë, jeni pjesë e të njëjtit institucion dhe bashkërisht do të luftoni kundër armikut të përbashkët të vendit tonë të përbashkët – e ai është krimi”, tha Stevo Pendarovski, president.

    Ministri i Brendshëm, duke rikujtuar për protestat e fundit të dhunshme, theksoi rëndësinë e profesionit të policisë për sigurinë e institucioneve, qytetarëve dhe vendit.

    “Zyrtarët policorë që ishin në mbrojtje të institucioneve shtetërore, mes të cilëve fatkeqësisht kishte edhe të lënduar, më së miri dëshmuan qëndrueshmërinë, gatishmërinë, guximin dhe sakrificën e tyre për mbrojtjen e shtetit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve”, pohoi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

    Lajmi Paraprak

    KShZ tregon jehonën e votuesve në Tetovë deri në ora 15:00

    Lajmi i rradhës

    Dalja në Tetovë deri në ora 17:00 është 27.79 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë