Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.



![Timati dhe Pinskiy kanë thënë se synojnë që të ruajnë vazhdimësinë me markën për këtë zinxhir rus të kafesë. Por, Pinskiy u tha gazetarëve në Moskë gjatë hapjes të degës së kompanisë së tij se “perceptimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, por nëse krahasoni, atëherë nuk do të gjeni asgjë të përbashkët [me logon e Starbucks] përveç rrethit”.](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-0e64-08da81de8411_w1023_s.jpg)

Ky zinxhirë i kompanisë së kafesë është shembulli më i fundit se si markat e ushqimit dhe pijeve perëndimore po zëvendësohen me imitime ruse.

Në maj, McDonald’s njoftoi për tërheqjen nga Rusia në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës. muajin pasues, qindra restorante që dikur ishin të McDonald’s u zëvendësuan me kompaninë në pronësi ruse, me emrin “Vkusno i Tochka” (“Tasty and That’s It”).

Ky zinxhir rus i ushqimit të shpejt ka pasur një fillim jo fort të vrullshëm, me raportimet në qershor që thoshin se punëtorët e kësaj kompanie përdornin bukë të mykur për hamburgerët. Por, pavarësisht këtyre raportimeve, tani restorantet e kësaj kompanie duhet se janë mjaft popullore.

Një video e publikuar së fundmi nga një person thoshte se hamburgerët kanë shijen e njëjtë sikurse të McDonald’s.

9Kompania Coca-Cola ndaloi prodhimin dhe shitjen në Rusi në muajin gusht. Por, një mori pijesh të ngjashme janë duke u prodhuar Rusi dhe po mbushin raftet në dyqanet ruse. Në këtë fotografi shfaqen pijet ruse: Cool Cola, Street dhe Fancy, që shiten në një dyqan në Moskë. /REL/






