VMRO-DPMNE shpall fitore ndaj LSDM-së në Tetovë

    Deputeti dhe sekretari ndërkombëtar i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Këshillin e Tetovës, në konferencën e fundit për media tha se partia e tij e mposhti LSDM-në në nivel lokal.

    Ai tha se me këtë “Qeveria e LSDM-së është delegjitimuar nga të gjitha nacionalitetet”.

    Gjorçev ka lexuar disa shifra nga vendvotimet ku, siç tha ai, VMRO-DPMNE ka pasur fitore bindëse ndaj LSDM-së, që sipas tij, do të thotë se ka edhe një ndjenjë bindëse antiqeveritare të opozitës.

    “Gjëja më e rëndësishme për Maqedoninë është ky sinjal, ky është një mesazh nga Tetova që thotë se atdheut tonë Maqedonisë i duhet një Qeveri e re e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Duhet një qeveri që do të punojë me 50 kryetarë komunash të VMRO-DPMNE-së në krahasim me 10 të LSDM-së vitin e kaluar”, tha Vlatko Gjorçev./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa shpall fitore: Kemi një mijë vota më shumë se BDI

    Lajmi i rradhës

    Elmedina Abdullahi: Rezultatet nuk janë në pritshmëritë tona, megjithatë nuk do të ndalemi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë