Funksionarët në RMV dhurojnë gjak, Ambasada e SHBA-ve përkujton ditën e 11 shtatorit

    Përfaqësues nga Qeveria dhe opozita, përfaqësues të bashkësive fetare, si dhe përfaqësues të korit diplomatik u mblodhën në oborrin e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, për të dhuruar gjak. Ambasada e ShBA-ve në Shkup sot shënoi ditën kombëtare për Shërbim dhe Përkujtim të afërsisht 3000 viktimave nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

    Ambasadorja në largim, Kate Marie Byrnes theksoi se ky aksion realizohet për 12 vite me radhë dhe është simbol i shkëlqyeshëm i partneritetit mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.

    “Duke u bërë vullnetarë, duke punuar së bashku, duke u kujdesur për ata në nevojë, ne të gjithë mund të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar vendet dhe komunitetet tona që të qëndrojnë elastike përballë fatkeqësive ose tragjedisë. Kjo është ajo që ka të bëjë me Ditën e Shërbimit dhe Përkujtimit, dhe kjo është ajo që organizata si Kryqi i Kuq, me më shumë se 300 vullnetarë vetëm në Maqedoninë e Veriut, na ndihmojnë të arrijmë”, tha Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-ve.

    Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se ngjarja tragjike që ndodhi para 21 viteve është kujtim i dhimbshëm jo vetëm për popullin amerikan, për gjithë botën.

    Nga Instituti për mjekësi të transfuzionit thonë se numri i dhuruesve të gjakut vazhdimisht rritet.

    Në këtë aksion, përveç dhurimit të gjakut, dhurohen edhe produkte ushqimore që do të shpërndahen për nevojtarët. Aksioni do të vazhdojë tre ditë në “Dare Xhambaz”, ku gjak do të dhurojnë pjesëtarët e Armatës, policisë, por edhe çdo qytetar i interesuar.

    Lajmi Paraprak

    Sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Haraçinës

    Lajmi i rradhës

    “Greqia do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut gjatë krizës energjetike”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë