“Greqia do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut gjatë krizës energjetike”

    Kryeministri grek Kirjakos Mitsotakis, në takimin me kryeministrin e RMV-së Dimitar Kovaçevski, theksoi se Greqia është e gatshme të mbështesë Maqedoninë e Veriut në këto kohë të vështira dhe mund të kontribuojë në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e lidhjeve.

    Sipas informacioneve nga kabineti i Mitsotakis, të dy liderët konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe theksi u vu në krizën energjetike, përcjell Nistori.

    “Dy liderët diskutuan perspektivat e bashkëpunimit në shumë nivele në fushën e energjisë, veçanërisht në infrastrukturë, si dhe nevojën për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e lidhjeve. Kryeministri theksoi se Greqia mund të kontribuojë në këtë drejtim për shkak të infrastrukturave që po zhvillohen në hartën energjetike dhe pozicionit të saj në favor të sigurisë energjetike të rajonit, duke theksuar në këtë mënyrë rolin lider në Evropën Juglindore”, njoftuan nga kabineti i Mitsotakis.

    Gjithashtu, Mitsotakis uroi Kovaçevskin për mbledhjen e fundit të Konferencës së parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe konfirmoi mbështetjen e Greqisë për rrugën hyrëse të vendit “bazuar në kriteret e përcaktuara, respektimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të Marrëveshjes së Prespës.

    Ndryshe, kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Greqi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Funksionarët në RMV dhurojnë gjak, Ambasada e SHBA-ve përkujton ditën e 11 shtatorit

    Lajmi i rradhës

    Qeveria në seancën e sotme mori disa vendime, vazhdohet gjendja e krizës në sektorin energjetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë