Maqedonia filloi procesin e skriningut, por qytetarët nuk e kanë idenë se çfarë është

    Fotografia: Nistori

    Shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk e kanë idenë se çfarë është procesi i skriningut.

    Të anketuar nga Alsat thonë se nuk dinë çfarë të presin nga ky proces, por duke pasur parasysh zhvillimet e deritanishme nuk janë optimistë se do të përfundojë gjithçka ashtu siç është paraparë.

    “Nuk e di valla, nuk kam dëgjuar…..Mendoj se do të shkojnë gati edhe 20 vjet dhe nuk do të na pranojnë në Bashkimin Evropian se populli është ashtu, se nuk ka rregull në shtet”, tha një qytetar.

    “As nuk mund të them se pres shumë, as se nuk pres. Asgjë nuk dihet. Të paktën ne më të moshuarit mendojmë kështu, unë mendoj kështu se situata ndryshon brenda natës. .. Kjo varet prej nesh dhe çfarë jemi ne, unë nuk pres që sipas afateve të tyre, sa janë 7-8-10 vite se do të arrijmë të paktën deri tek gjysma. Ne dimë të nisemi dhe të bëjmë një hap para dy mbrapa”, u shpreh një qytetar tjetër.

    ”Nuk pres për kohë të shkurtër, mund të kalojë shumë kohë, nëse shteteve tjera nga 5 apo 10 vite, Turqia 30, ne për kohë të shkurtër nuk do të arrijmë asgjë”, theksoi një qytetar.

    “E di çfarë është skriningu por momentalisht nuk jam i njoftuar saktë se në cilat sektorë bëhet.. Do të duhej të shkonte sipas rregullit, megjithatë kjo është diçka e re tek ne dhe do të duhej të tregonte ndonjë rezultat”, tha një qytetar.

    Ndryshe, sot në Komisionin Europian, ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të dëgjojnë për legjislacionin e përditësuar të BE-së nga viti 2019. Qëllimi i skriningut shpjegues, ashtu si në vitin 2019, është të informojë ekipet e vendeve negociuese për progresin dhe risitë në legjislacionin e BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Grubi për ndeshjen në mes Shkëndijës dhe Shkupit: Sportit nuk i nevojiten tensione dhe ofendime

    Lajmi i rradhës

    Rreziku për qenë i varfër, Shqipëria kryeson Europën me gati gjysmën e popullsisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë