Kasami në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Reçicë: Shqyrtojmë mundësitë për mësim me një ndërrim

    Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, sot e ka vizituar shkollën fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël.

    Para gazetarëve Kasami deklaroi se kjo shkollë është keqpërdorur politikisht në periudhën e kaluar, shkruan Nistori.

    “Jam i informuar që në aspektin e dokumentacionit janë rregulluar disa çështje, mbetet çështja e oborrit të jashtëm dhe sistemimi i nxënësve dhe kuadrit arsimor. Do të përkushtohemi që sa më shpejt, ambientet e kësaj shkolle të shfrytëzohen në maksimum”, tha Kasami.

    Ai deklaroi se sot nuk ka shkuar në këtë shkollë për ta promovuar, por për t’i vizituar nxënësit e klasave të para.

    “Do të angazhohemi që edhe kjo shkollë edhe shkolla tjera të kenë kushte optimale për procesin edukativo-arsimor. Bashkë me Sektorin e Arsimit bëjmë analizat e nevojshme që në të gjitha shkollat në Tetovë të kemi mësim me një ndërrim. Shohim se sa hapësira na duhen, çfarë investimesh, projektet e nevojshme, që pastaj të shohim edhe mënyrën e financimit dhe realizimit të atyre projekteve”.

    “Fatkeqësisht deri tani nuk kemi gjetur analizë të tillë për të parë se çfarë i duhet Tetovës, për të patur mësim me një ndërrim”, deklaroi mes tjerash Kasami.

    Në lidhje me shkollën “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, tha se për momentin mësojnë vetëm nxënësit e klasave të para dhe të dyta.

    Kasami u pyet edhe për numrin e nxënësve të klasave të para, ndërsa njoftoi se ka ulje prej 100 nxënësve në krahasim me vitin e kaluar./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Filmat fitues të TIFF ODA 2022 | Refet Abazi dhe Teuta Ajdini Jegeni janë aktorët më të mirë të edicionit të 11-të

    Lajmi i rradhës

    Milevski: Në të ardhmen pritet të ketë mini-tornado, nëntori do të jetë i rrezikshëm për RMV-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë