Kolona të gjata në pikat kufitare, mërgimtarët largohen nga Maqedonia e Veriut

    Në kalimin kufitar në Tabanoc thuajse çdo ditë ka kolona të gjata udhëtarësh që po largohen nga Maqedonia e Veriut.

    Shumica janë mërgimtarë që po e lëshojnë vendlindjen e tyre, duke iu drejtuar kështu vendeve të perëndimit ku veprojnë dhe jetojnë.

    Përveç daljeve në numër të madh nga vendi, gjithashtu kishte edhe një numër të konsiderueshëm hyrjesh në vend. Sipas informacioneve të TV21 shumica prej tyre janë tranzit, të cilët kalonin përmjet territorit të Maqedonisë së Veriut për të bërë pushime në plazhet e Greqisë, Turqisë, apo edhe Shqipërisë.

    Kështu fluksi i udhëtarëve në kalimin kufitarë me Serbinë ka qene ngjashëm pothuajse gjatë tërë verës.

    Lajmi Paraprak

    Prej nesër çmime më të shtrenjta të derivateve të naftës

    Lajmi i rradhës

    Mijallkov paraqitet në burgun e Strugës, reagime të shumta pasi e ndryshoi adresën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë