Mariçiq: Negociatat e RMV-së me BE-në mund të zgjatin më shkurt se me Serbinë dhe Malin e Zi

    “Maqedonia e Veriut qëndron mirë, ndërsa në disa pjesë edhe më mirë se shtetet të cilat negociojnë me Bashkimin Evropian, që do të na ndihmojë të kemi standarde më pak ose pak të vështira kur do të përfundojë skriningu dhe se kjo do të duhet të jetë shans ose pozicion i mirë fillestar që negociatat të zgjasin më shkurtë se ato të Serbisë dhe të Malit të Zi tani”, deklaroi zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

    “Negociatat zyrtarisht kanë filluar më 19 korrik, skriningu është një fazë e detyrueshme e negociatave, kjo nuk është diçka e re, e menduar vetëm për ne, por ka ekzistuar edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, edhe për Kroacinë dhe për të gjitha vendet e tjera. Nuk e kemi nisur nga e para, këta dy muaj, shtator dhe tetor, na paraqitet ajo pjesë e rregullores dhe standardeve që janë miratuar të reja nga viti 2019 e në vazhdim”.

    “Ajo që u miratua pas krizës së Kovid-it dhe më besoni ka shumë rregullore të reja për shkak të Kovid-it dhe përshtatjes me kushtet e sotme. Pra, na është pranuar ajo që kemi dëgjuar në 2018 dhe 2019, dhe tani vazhdojmë në një version të shkurtuar të shqyrtimit shpjegues dhe menjëherë fillojmë me dypalëshin nga nëntori dhe është një lloj përshpejtimi”, tha Mariçiq për emisionin e sotëm në TV24.

    Mariçiq, i cili njëherit është edhe kryenegociator me Unionin, sqaroi se nga nëntori fillon pjesa më serioze që ka më shumë peshë për ne, që është skriningu dypalësh, ku do të duhet të jetë struktura që po prezantohet tani para ekipeve maqedonase. të paraqitura nga ne, sipas këndvështrimit tonë, sa jemi të lidhur dhe ku kemi ende nevojë për rreshtim dhe për sa kohë jemi gati të rreshtohemi për t’u bërë anëtare e BE-së.

    “Presim në këto 14 muaj gjatë skriningut t’i theksojmë të gjitha vlerat tona, të arriturat dhe sukseset tona, por edhe të gjitha dobësitë tona dhe në çfarë afati kohor duhet t’i tejkalojmë ato”, deklaroi Mariçiq.

    Ai shtoi se pas skriningut, BE-ja bën raporte në bazë të asaj që kemi paraqitur dhe në bazë të asaj që na kanë paraqitur, dhe në ato raporte krijohen standarde, standarde krijohen për çdo kapitull, për çdo grup – të cilat ne duhet t’i përmbushim për t’u bërë anëtare e BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Diskutohet mundësia që gjendja e krizës të vazhdohet deri më 30 prill të vitit të ardhshëm

    Lajmi i rradhës

    Do të prishen deri në shtatë marrëveshje për hidrocentrale në Malin Sharr

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë