Mickoski flet për refuzimin e referendumit: Talat Xhaferi është bërë edhe gjykatës kushtetues

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Fokus”, ka komentuar vendimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për refuzimin e iniciativës për mbajtjen e referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë.

    Mickoski thotë se “Talat Xhaferi ka pasur shumë role në të kaluarën, ndërsa tani ilegalisht e ka shtuar rolin e gjyqtarit kushtetues”.

    “Interpretimi i Kushtetutës është përgjegjësi vetëm e Gjykatës Kushtetuese. Ata bëjnë gjimnastikë ligjore për të shmangur njerëzit”, thotë Mickoski.

    Sipas tij, kjo tregon se qeveria është e vetëdijshme se do të kishte dalje në referendum, sepse populli është kundër marrëveshjes që, siç shton ai, është burimi i asimilimit që po e realizojnë LSDM dhe Dimitar Kovaçevski.

    “VMRO-DPMNE ka një pyetje referendumi që nuk e ndryshon përmbajtjen e marrëveshjes, por konteston ligjin që e shpall të vlefshme. Ata po ikin nga referendumi, por nuk do të ikin nga disfata e radhës zgjedhore, pas së cilës pason përgjegjësia para ligjeve dhe Kushtetutës”, thekson Mickoski.

    Ai thekson se ky hap i qeverisë do të acarojë marrëdhëniet, por, siç thekson, largimi nga Kuvendi nuk do të jetë mënyra se si do të përgjigjet opozita.

    Ndryshe, dje me arsyetimin se është kundër Kushtetutës, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e refuzoi iniciativën për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Turqia ua rikthen vizat turkmenëve

    Lajmi i rradhës

    Do të hapet tender i ri për 2 km e para të rrugës Shkup – Bllacë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë