Do të hapet tender i ri për 2 km e para të rrugës Shkup – Bllacë

    Ende pa u hapur tenderi për segmentin e dytë prej 10 kilometrash të autostradës Shkup-Bllacë, një tenderi i ri duhet të hapet për punët shtesë që kanë dal rrugës gjatë ndërtimit të segmentit parë 2 km, shkruan Alsat.

    Kontrata fillestare ishte mbi 17 milion euro (me TVSH) për dy km e para, por ujërat nëntokësore dhe rrokullisja e dheut të një shpati ka bërë që kjo kosto të rritet edhe për disa miliona euro. Segmenti parë financohet plotësisht nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”.

    Drejtori Ejup Rrustemi tha se sipas Ligjit për furnizime publike kur kostoja shtesë kalon 20%-in e shumës fillestare duhet të hapet tenderi i ri.

    “Për pjesën e parë prej 2 km sipas marrëveshjes punon intensivisht Kompania Granit, por kemi disa probleme të paparashikuara ku duhej të ri projektohej një mur rezistent i gjatë 280 metra dhe i lartë 23 metra. Gjithashtu kemi probleme me një shpat që u deshtë të ri projektohet dhe të bëhet revizioni i tyre. Sipas Ligjit për furnizime publike nuk mund të hyjmë në 20% me aneks, prandaj parashikohet kur shuma kalon mbi 20% e shumës nga marrëveshja duhet të hapim proces të ri për kryerjes së punëve shtesë për 2 km”, tha Ejup Rrustemi, Drejtor i Ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore”.

    Në pyetjen rreth njoftimeve për kosto të lartë të autostradës dhe parashikimeve për rritje marramendëse të çmimit për 10 kilometrat e segmentit të dytë, apo për mbi 18 milion euro për një kilometër, Ministri i Transportit Boçvarski nuk deshi të komentoj duke dhënë përparësi të flet sërish Rrustemi, i cili tha se akoma nuk dihet saktë kostoja totale e gjithë projektit.

    “Pjesa e dytë prej 10 km, projekti është duke u projektuar nga ana e HILL dhe projekti është në revizion. Kemi nënshkruar marrëveshje për marrje të kredisë nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe tani janë procedurat për paraqitjen e asistencës teknike sipas rregullores së Bankës. Pastaj do të fillojmë me tenderimin për zgjedhjen e zbatuesit dhe mbikëqyrësit të projektit të pjesës së dytë prej 10 kilometra”, theksoi Ejup Rrustemi, Drejtor i Ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore”.

    Projekti Shkup-Bllacë i premtuar prej dekadash ka shkelur gjitha afatet kohore të ndërtimit.

    Afati ri i për segmentin e parë është gushti 2023. Për vitin e ardhshëm u dha premtim se do të kryhet dhe autostrada tjetër Kërçovë-Ohër, që sipas autoriteteve tani po punohet në dy turne.

    Por, përveç humbjes së kohës ndërtimin e autostradave po e paguajnë shumë shtrenjtë qytetarët.

    Autoritetet thanë se shpenzimet shtesë të rrugës Kërçovë-Ohër atribuohen nga lëvizja e kursit ndërmjet valutave euro-dollarë si dhe shtrenjtimit të materialeve ndërtimore. Kujtojmë që ky projekt ishte lëndë gjyqësore për korrupsion. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski flet për refuzimin e referendumit: Talat Xhaferi është bërë edhe gjykatës kushtetues

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së: Do të ketë pako të re anti-krizë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë